Akuza e Shpend Ahmetit: Thaçi 
sponsorizon shkrime kundër Ramës

Akuza e Shpend Ahmetit: Thaçi <br />sponsorizon shkrime kundër Ramës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherazi nën kryetar i "Vetëvendosjes" ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se ka sponsorizuar shkrime kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
 
Në një deklaratë të fortë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti thotë se Thaçi urdhëronte këshilltarët e tij, që të shkruanin kundër takimeve të Ramës dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
 
“Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e di që pa Serbinë, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vuçiçin mbetet vetem i akuzuar potencial në Gjykatën Speciale. Si nënshkrues i demarkacionit tokëfalës, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokëndarës, Thaçi krijon tema të tilla si kjo më poshtë, ku mund të duket i moderuar dhe relevant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frigohet që dikush ja zë vendin tek koncesionet. Kosova do të mbetet edhe pas Thacit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe ekzistenca e tij të na lërë pasoja për shtetin tonë”, shkruan në rrjetin social Facebook, Shpend Ahmeti, nën kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City