TIRANË - Kapja e Salvatore Letizia në ambienet e hotel “Dafina” është bërë në sallën e gjyqit objekt debati mes prokurorit Trenova dhe avokatit Ilia Ilia. Prokurori sqaroi në pretendimet e tij se arrestimi i Letizia është bërë në flagrancë dhe se lidhja e tij me këtë krim, është jo vetëm se ka qënë protagonist në vendgjarje dhe ka qëlluar, por dhe se në xhepin e xhupit të tij është gjetur një kartë SIM dhe një fotografi e shtetasit të vrarë Mentor Lufi.
Mirëpo ky argument është kundërshtuar nga avokati Ilia Ilia, i cili ka theksuar se nuk qëndrojnë kushtet e flagrancës, kur personi që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është kapur nga ana e forcave të policisë jo në vendgjarje, por në ambjentet e një hoteli, mbi 100 metra larg vendit të krimit.
Më tej avokati Ilia Ilia argumentoi se fotoja e viktimës, që pretendohet nga prokuroria se është gjetur në xhupin e Letizias nuk qëndron, kjo pasi xhupi nuk i përket shtetasit italian, por shtetasit tashmë të vrarë Besnik Sulku.
Nisur nga ky debat, pritet që në ditët në vijim Prokuroria e Krimeve të Rënda të urdhërojë kryerjen e analizave të mbetjeve biologjike në këtë xhup, ndërkohë që priten përgjigjet e ekspertizave balistike, për të mësuar nëse pistoleta tip “Glock” që mbahej nga italiani ka qëlluar në drejtim të Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt ose jo. Për këtë nga ekspertët do krahasohet predha me vjaskat e tytës së kësaj pistolete.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com