Pasi mori pjesë në festimin e 80-vjetorit të Servet Pëllumbit në hotel 'Rogner' kryeministri Rama ka preferuar që të bëjë një shëtitje në këmbë në kryeqytet, ndërsa foton e ndarë në faqen e tij në Facebook duke e cilësuar si “Foto e Ditës”.
 
Por fotoja ka sjellë komentet e miqve virtualë. Kërkesat janë nga më të ndryshmet, nga reagimi për atë që po ndodh në Siri, problemet në Shqipëri dhe punësimin.
 
Njëri prej tyre, pasi e komplimenton për foton i ankohet për mungesën e punës, por kryeministri ka replikuar menjëherë duke i thënë që të shkojë në Zyrën e Punës pasi janë 27 mijë vende të lira.
rama
Fotoja e publikuar nga Rama 

Rama

Replikat për punësimin



dy.b/shqiptarja.com