Akuza: Ndrea Prendi vrau
Faik Myrtajn, rrezikoi dhjetëra

Akuza: Ndrea Prendi vrau<br />Faik Myrtajn, rrezikoi dhjetëra
TIRANE- Ndërsa në Gjykatën e Tiranës janë ngritur dy trupat gjyqësore që do gjykojnë Ndrea Prendin, Agim Llupon, Armando Kasaj dhe Margarit Kume të akuzuar si fajtorë për 4 vrasjet e "21 Janarit" Prokuroria e Tiranës ka bërë sot publike kërkesat për gjykim ndaj të pandehurve

Ndrea Prendi- ish komandant i Gardës së Republikës i cili vuan masën e arrestit shtëpiak akuzohet për “Vrasje me dashje, të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,” me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, si dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë.

Agim Llupo i vënë në arrest më burg akuzohet për “Vrasje me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode.

Margarit Kume, shofer i Ndrea Prendit hetuar me masë sigurimi “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore akuzohet se ka kryer veprën penale të “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Armando Kasaj akuzohet për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

URDHRI I PRENDIT PAJISI GARDISTET ME ARME
Në zbardhjen kekresës për gjykim prokuroria i referohet urdhrit të dhënë nga Ndrea Prendi me NR 228 /1 date 19.01.2011,ku urdhërrohen të gjitha njësitë e Gardës së Republikës, që të bënin forcimin e masave të gadishmërisë për sigurinë, ruajtjen dhe mbrojtjen e institucioneve. Sipas këtij dokumenti urdhërohej Garda e Republikës që nga ora 11.00 data 21.01.2011, deri në përfundim të demonstratës së organizuar nga opozita në Tiranë dhe përpara institucioneve të larta shtetërore, të kalojë në shkallën e shërbimit të përforcuar. Urdhri në fjalë detyronte gjithë efektivët e këtyre njësive të pajiseshin me armë zjarri automatik model 56,fisheke manover dhe fisheke luftarak helmete, jelek sherbimi e kundragaz. Ndërkohë që pas detajimit të planit të masave janë përcaktuar detyra konkrete për të gjitha strutkurat për rinjohjen e trupave me ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, situatat e pritshme dhe mënyrat e reagimit të trupave në varësi të situatave.

Pas kësaj sqarohet në kërkesen për gjykim të prokurorise është bërë pajisja e trupave me armatimin e nevojshëm dhe rreth orës 11.00- 13.00 ata janë afruar objektit në fjalë dhe më pas kanë marrë në kontroll zonat e caktuara.

21 JANARI, JA SI NDODHEN VRASJET
Sipas programit të tubimit, rreth orës 14:00’, protestuesit kanë ardhur në këmbë nga “Sheshi Skënderbej” dhe kanë ndaluar para godinës të Kryeministrisë dhe persona nga turma kanë qëlluar me sende të forta forcat e policisë të vendosura në mbrojtje të institucionit në pjesën e jashtme të tij.
Rreth orës 14.20-14.30, komandanti i Njësisë Speciale shtetasi Alfred Ahmetcenaj, ka urdhëruar efektivat e njësisë së tij të planizuar në atë sektor, që të kalonin në pozicionet e përcaktuara sipas planit të masave. Pas këtij momenti, sulmi i demonstruesve është shtuar dhe janë hedhur drejt efektivave të gardës sende të forta si gurë, pllaka trotuari, pllaka mermeri, bomba “Molotov”, si dhe u është vënë zjarri pemëve që ndodheshin në pjesën përpara Kryeministrise, nga ana perëndimore.

Goditjet me mjete të forta ndaj efektivave të gardës, kanë vijuar si nga “Porta Nr.1”, ashtu edhe nga “Piramida”, ku intensiteti i goditjeve ka ardhur duke u shtuar. Një pjesë e demonstruesve, duke përfituar nga fakti që forcat policore ishin larguar nga vendi i tyre i shërbimit, kanë vepruar me forcë për të hapur “Portën Nr.1” dhe pasi porta u hap duke u shqyer dryni i zinxhirit lidhës, një grup prej tyre kane tentuar të futen brenda ne object.
Në këtë moment komandanti i Njësisë së Dytë Dashamir Shehu, për disa minuta rrjesht u ka bërë thirrje me megafon demonstruesve, duke u thënë: “...qytetarë, ju po shkelni rregullat, ju po shkelni ligjet, keni hyrë në zonat e sigurisë, ndaj jush do të veprohet sipas ligjit!...” por pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivave të gardës në terren, turma e protestuesve nuk është larguar, por përkundrazi kanë vijuar të qëllonin me mjete e sende të forta ndaj tyre.
Ne kunderpergjigje te ketyre veprimeve te dhunshme fillimisht është filluar hapja e zjarrit në ajër me fishekë manovre, nga një pjesë e efektivave të njësisë së dytë. Në këtë moment, grupi i “Njësisë Speciale”, janë afruar nga mesi i rrugës për tek “Porta Nr.1”, kanë ndërhyrë forcërisht me shkopinj gome e mburoja, duke arritur që të nxjerrin jashtë portës grupin e personave, që kishin mundur të futeshin pak metra brenda rrethimit të objektit Kryeministrise,por pa arritur te mbyllnin “Porten Nr.1”

Prane kesaj zone e cila sic edhe ka rezultuar ka qene zona me nxehte e konfliktit ka qene dhe vet I pandehuri Ndrea Prendi,me cilesine e Komandantit te Gardes se Republikes, i armatosur me armën e tij personale,-pistoletën “Beretta” me numër P52796 Z-, me uniformë dhe skafandër në kokë, I shoqeruar nga shtetasi Ilir Duraku, i planizuar si “bodyguard” i tij ditën e ngjarjes, I pandehuri Margarit si dhe shtetasi Renis Tahiri,te gjithe keto te pozicionuar natyrisht jO ne menrye fikse në pjesën sektorit ku ishin edhe efektivat e “Grupit të Zjarrit”.
Rreth orës 16.00-16.10, rezulton se nga ana e të pandehurit Ndrea Prendi dhe të pandehurit Agim Llupo, është qëlluar në mënyrë të njëkohshme në drejtim të protestuesve, veprim ky I cili eshte pasuar dhe nga qitje te tjera te realizuara nga efektivat e “Grupit te Zjarrit” si Gazmen Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik Cela, si dhe shtetasit Ilir Duraku e Renis Tahiri.
Si pasoje e ketyre qitjeve kane humbur jetën shtetasit Ziver Veizaj, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj si dhe , kishin pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuara me armë zjarri 7 shtetas të quajtur, Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode, Artes Dybeli, Ilia Qesko, Ilia Papa,si dhe Aleks (Aleksandër) Nika i cili pas mjekimit paraprak ne Spitalin Ushtarak eshte derguar per kurim te metejshem ne Turqi ku dhe ka vdekur pas disa
ditesh

DEKLARIMET KONTRADIKTORE TE NDREA PRENDIT

Në kërkesën për gjykim të zbardhur nga prokuroria rezulton se Ndrea Prendi ish komandant I Gardës së Republikës ka bërë deklarime kontradiktore në prokurori. Ai ka spjeguar fillimisht para hetuesve se
.. nuk ka qëlluar fare me armë zjarri, si dhe nuk është dhënë urdhër prej tij, as Komandantëve të Njësive mbështetëse, apo Njësisë Speciale, për të qëlluar me armë, në drejtim të protestuesve...”
Por kjo deklaratë është rrëzuar prej vete Prendit në një tjetër deklarim që mban datën 23 janar ku Prendi është shprehur se ..ka qitur me armen e tij ,por jo ne drejtim te turmes por ne ajer..Por nga provat që disponon organi I akuzës rezulton se ish Prendi ka qitur me pistoletën e tij “Beretta”me numër P52796 Z, 11(njëmbëdhjetë) fishekë luftarakë, të kal.9mm (9X19mm), në drejtimin perëndimor, ne nje zone ku qëndronte viktima Faik Myrto, personi i plagosur
Artes Dybeli, viktima Aleksandër (Aleks) Nika, e shumë persona të tjerë nga radhët e protestuesve.
Nga krahasimi I ketyre 11 gezhojave ,sipas aktit te ekspertimit perkates,ka rezultuar perputhje e gjurmes se kokes se shulit dhe jashteqitesit tek te gjitha keto gezhoja.
Një nga 11(njëmbëdhjetë) predhat e qitura nga pistoleta “Beretta” me numër P52796 Z, pra pistoleta e të pandehurit Ndrea Prendi, ka goditur shtetasin Faik Myrtaj në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, një predhë tjetër ka mbetur brenda drurit të një peme dekorative, pothuaj në të njëjtin drejtim me vendin ku ishte viktima Faik, dhe 3(tre) predha të tjera të qitura nga pistoleta “Beretta”, me numër P52796 Z, janë gjetur në ambjentet e brendshme të zyrave të UNHCR-së, në katin e dytë, të cilat ndodhen në të njëjtin drejtim, me pozicionin e të pandehurit Ndrea në vendin e ngjarjes.
Pas ngjarjes duke qene koshient per veprimet e tij Ndrea Prendi, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me ate te pistoletës së te pandehurit Margarit Kume si dhe ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij,per te humbur cdo gjurme se nga ajo gjilpere jane qitur gezhoja.

SI U FSHINE FILMIMET E KRYEMINISTRISE NE 21 JANAR
Në dosjen drejtuar gjykatës në ngarkim të Armando Kasaj, IT-së kryeministrisë prokuroria e akuzon atë për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në vijim të hetimeve për zbardhjen e 21 Janarit prokuroria ka vlerësuar të rëndësishme sekuestrimin e pamjeve filmike nga ana e kamerave të vendosura ne godinën e kryeministrisë, të cilat ruheshin në një DDR(Digital Dick Recorder) te posacem. Strukturat e qeverisë u urdhëruan të ruajnë të paprekura pamjet filmike. Në datën 26 Janar sekretarit të përgjithshëm të KM i është kërkuar të vëjë në dispozicion kopjen e regjistrimeve.Por në përgjigje të kësaj janë dërguar vetëm regjistrimet e një kamere lëvizëse që ndodhej në tarracën e kryeministrisë.
Dhe në përgjigje të një kërkese tjetër të prokurorisë qeveria është përgjigjur se kamerat që kërkohen i përkasin sistemit kryesor që është jashtë funksionit që prej 2009. Por nga ekspertimet ka rezultuar se në 21 Janar në orën 19.24 është bërë kopjimi i pamjeve të njërës prej kamerave te sistemit te survejimit te Keshillit te Ministrave dhe prej ores 19.38.19 , deri ne oren 21.34.19 eshte bere kopjimi i nje kamere tjeter .Kopjimi është bërë për kamerën që ndodhej në tarracën e KM dhe të kamerës 2 në portën hyrëse në krahun e ish Qendres Kombetare te Kultures , Piramida) , kamera qe ka patur si fushe pamje dhe te pakten nje prej vrasjeve te ndodhura në 21 Janar. Shefi i IT Armando Kasaj ka deklaruar se kur ka futur USB në kompjuter janë shfaqur dy foldera, njëri me kapacitet më të madh dhe tjetri me kapacitet më të vogël.
Unë zgjodha-ka thënë ai-atë me kapacitet më të madh duke e hedhur në një CD-DVD të cilën ja dorëzoi një punonjeseje femër të Gardës me emër Vina. Folderin me kapacitet më të vogël e hodhi në një CD-DVD tjetër dhe e la në zyre. Në orën 23.00 Kasaj ka deklaruar se ishte larguar për në shtëpi.
Por sipas prokurorise është provuar se Kasaj ështe personi që ka kryer kopjimin e dy kamerave. Ai ka deklaruar se ka kopjuar pamjet në dy CD-DVD të cilat kanë kapacitet prej 4 GB dhe duke kryer veprime për asgjësimin e pamjeve të kamerës 2 ka vënë në dispozicion të eprorëve të tij për kamerën 2 pamje filmike jo me një CD-DVD por me një CD-r me kapacitet 700 MB ose rreh 6 here me te vogel se kapaciteti I nje CD-DVD-je. Nga konstatimi I tyre rezulton se pamjet e kamerës 2 zgjasin vetëm pak minuta dhe përmbajnë pamje të kohës pas vrasjeve të 21 janarit

Nga hetimet rezulton gjithashtu se Kasaj ka qëndruar në ambjentet e kryeministrisë deri ps orës 23.30 dhe ka qenë personi I vetëm qe ka patur dijeni për funksionimin e sistemit te survejimit te Keshillit te Ministrave. Kasaj ka bërë formatimin e sistemit në orën 00.51.52 dukë fshirë gjithë pamjet filmike funksionale në 21 Janar."Vepra penale është kryer me dashje të drejtpërdrejtë për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe është shoqëruar me veprime aktive për kryerjen e saj"thuhet në kërkesën për gjykim të Prokurorisë së Tiranës.
 (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë