Kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ekipin ndërministror të Izraelit dhe Drejtorin e Departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare që të fillojnë përgatitjen e një çështjeje ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN) kundër Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për qëndrimin e tij ndaj kurdëve dhe financimin e Hamasit.
Vendimi i Izraelit vjen pasi Erdogan njoftoi se kishte kërkuar ndërhyrjen e Interpolit për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Netanyahut.
Sipas burimeve të cituara nga i24NEWS, autoritetet izraelite shpresojnë që çështja të mos jetë e nevojshme të depozitohet. Vetë përgatitja e saj mund të përdoret si mjet presioni ndaj Erdogan dhe si një formë parandalimi.
Netanyahu ka refuzuar të komentojë raportimin, ndërsa nuk kanë dhënë qëndrim as zyrtarët e Ministrisë izraelite të Drejtësisë.







Komente
Komento