LEZHE - Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish-kryetarin e Komunës Dajç në Lezhë, Rrok Rrokun, 55-vjeçarin e akuzuar nga drejtësia për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës duke vjedhur e më pas shitur automjetet e komunës.
Pas apelimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, Gjykata e Apelit vendosi në ngarkim të ish-zyrtarit masën e “detyrim paraqitje”. Për akuzën e ngritur nga prokuroria Rroku rrezikon nga 8 deri në 10 vjet.
Për të u dha masa e arrestit burg nën akuzën e "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", pas denoncimit për vjedhjen e të paktën 6 automjeteve, donacione këto të shoqatave të huaja.
Burime nga policia e Lezhës bënë të ditur se gjatë kohës që Rroku ushtronte funksionin e kreut të komunës Dajç në Lezhë ka përfituar një fadromë, një autobus dhe disa furgonë, por që nuk u vunë asnjëherë në shërbim të komunitetit. Sipas policisë, ai i ka shitur dhe shuma e përfituar është përvetësuar nga vetë Rroku.
Ish kreu i komunës Dajç të Lezhë Rrok Rroku humbi zgjedhjet e 8 Majit, 2011 si përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërsa akuzoi kandidatin e djathtë për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa çështjen e tij e referoi në prokurori. Gjykata e Lezhës i dha të drejtë ish- kreut të komunës Rroku për pretendimet e ngritura prej tij dhe të vërtetuara nga organi i akuzës ndërsa solli edhe dënimin e komisionerëve të qendrës se votimit ne Dragushe të Dajçit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të gjitha shkrimet mbi ish-zyrtarin