TIRANË- Prej disa ditësh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijon me akuzat e shkolla e mesme 'Sami Frashëri' është privatizuar nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj për të ndërtuar pallat, ndërkohë kryeministri Rama i është përgjigjur me fjalët e Rilindasit, se Hipokrizia është hemi më i rrezikshëm .

Në videon e postuar nga kryeministri Rama në rrjetin social Facebook duken punimet që vijojnë për ndërtimin e shkollës Sami Frashëri të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të cilën ai thotë se do të rilindë më e sigurt.

'Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm, do të thoshte Sami Frashëri për ata që dita-ditës këmbëngulin djallëzisht në gabimet e tyre. Shkolla e re që mban emrin e tij, do të rilindë më e sigurt, më e madhe, më e bukur në truallin e shkollës së vjetër', shkruan kryeministri Rama.