Akuza thërret 400 dëshmitarë
në gjyqin ndaj Ratko Mlladic

Akuza thërret 400 dëshmitarë <br />në gjyqin ndaj Ratko Mlladic
HAGE- Prokurorët në Gjykatën për Krime lufte në Hagë kanë kërkuar 400 dëshmitarë në procesin ndaj ish -komandantit serb në Bosnje, Ratko Mlladiq. Lista e dëshmitarëve u publikua një ditë më parë.

Mbi gjeneralin Mlladiq rëndojnë 11 akuza për krime kundër njerëzimit, gjatë periudhës së luftës së viteve 1992-95.

Midis dëshmitarëve përfshihen edhe të mbijetuar, gazetarë dhe personel i forcave të huaja paqeruajtëse.
Më me interes pritet dëshmia e disa dhjetëra boshnjakëve që kanë përjetuar më rëndë fatkeqësinë në kushtet e kampeve serbe dhe operacioner e spastrimeve etnike.

Një tjetër dëshmi me interes pritet të jetë edhe ajo e udhëheqësit të batalionit të paqeruajtësve holandeze në qytetin e Srbrenicës, e Eelco Kosterit, i cili indirekt lehtësoi masakrën e Srebrenicës, ku mbi 7 mijë myslimanë u ekzekutuan nga trupat paraushtarake serbe.
Ratko Mlladiq mund të dënohet me burgim të përjetshëm nësë shpallet fajtor nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë