TIRANE- Teksa guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është arrestuar dhe del sot para gjykatës së kryeqytetit për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg”, sytë e prokurorëve janë kthyer tek roli dhe veprimet e zëvendësguvernatores Elisabeta Gjoni. Ashtu si Fullani edhe kjo e fundit ka pasur për detyrë të nxjerë rregullore dhe urdhëra të posaçme për të kontrolluar punën në departamentet e bankës, por në fakt një gjë të tillë nuk e ka kryer.
/Shqiptarja.com











