Akuzat, Bode: Gënjeshtra e sulme
politike,po mbulojnë dështimet e tyre

Akuzat, Bode: Gënjeshtra e sulme<br />politike,po mbulojnë dështimet e tyre
TIRANE - Ish-Ministri i Financave ka reaguar pas publikimit të kallëzimit penal kundër tij dhe deputetit tjetër Sherefedin Shehu për shpërdorim detyre, nga ana e ministrisë së financave. 

Në një postin në rrjetin social Facebook Bode shprehet se pas një viti, Ministri Financave Shkëlqim Cani mbajti premtimin e tij, bërë publik në parlament.

Sipas Ridvan Bodes ky kallëzim penal bëhet në kushtet kur qeveria dhe ministria e financave kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të sjellë ekonominë në binarë. Bode e cilëson akuzën e Ministrisë së Financave si një tentativë të qeverisë dhe Kryeministrit për të denigruar kundërshtarët e tyre politikë.

Nga ana tjetër, ish-Ministri financave deklaron se është i hapur ndaj çdo lloj hetimi për të treguar se një çështje e tillë është thjesht një tullumbace e rradhës që meriton të shfryhet.

"Deklaraoj që në fillim, se jam i hapur ndaj organeve të hetimit dhe i interesuar për të ndihmuar në sqarimin e shpejtë të kësaj çështje, që për mua është një çfryrje e tullumbaces së radhës. Në fakt, një akuzë e tillë nuk do të meritonte për tu debatuar, sikur të mos ishte pjesë e një skenari tashmë të deklaruar nga qeveria Rama, që për të larguar vëmëndjen nga dështimet e saj të përditshme, ka zgjedhur strategjinë e sulmit dhe denigrimit të kundërshtarëve politikë, revanshin e pafre ndaj çdo institucioni të pavaruar apo dhe ndaj qytetarëve, me synimin e vetëm: gjunjëzimin dhe nënshtrimin e gjithkujt." shkruan Bode

 Shkeljet sipas auditit kanë qenë në mënyrën se si është marrë kredia, ku në një procedurë prokurimi të drejtpërdrejtë me firmën e Bodes dhe Shehut kjo shumë parash është marrë në dy banka të nivelit të dytë duke përjashtuar nga gara bankat e tjera, të cilat mund të ofronin kredi me kushte më të favorshme.

Por ish ministri e gjykon ndryshe këtë pjesë duke sqaruar se kredia është marrë pasi u miratua në parlamet me ligj të veçantë marrëveshja si dhe procedura për marrjen e kredisë. Gjithashtu ish-ministri mohon të ketë qenë pjesë e ndonjë komisioni ofertash apo negociatash.

“Kredia është marrë pasi u miratua në parlamet me ligj të veçantë marrëveshja dhe procedura për marrjen e kredisë. Personalisht as kam qenë kurrë pjesë e ndonjë komisioni ofertash apo negociatash. Ka qene një drejtori e përgjithshme e borxhit që ka zbatuar të njëjtat procedura e rregualla si në të tjera kredi sindikale apo kredi të tjera që kontraktohen rëndom nga ministria e financave dhe që janë të njëjta në të gjitha tregjet financiare.” thotë Ridvan Bode.

Bode dhe deputeti tjetër demokrat Sherefedin Shehu janë akuzuar për shpërdorim detyre në ndërtimin e rrugës së kombit, me një dëm prej 60 milionë eurosh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim