Akuzat e Bashës,përgjigjet Gjiknuri
"Marrëveshja me më pak kosto"

Akuzat e Bashës,përgjigjet Gjiknuri<br />"Marrëveshja me më pak kosto"
Nga selia e Kuvendit, Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri iu është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës mbi marrëveshjen me kompaninë CEZ.  
Ministri i Gjiknuri tha se shqiptarët duhet të dinë të vërtetën për marrëveshjen me kompaninë CEZ, ndërsa sipas tij ato që tha kreu i opozitës janë të pavërteta dhe një mënyrë për të mbyluar mega skandalin e qeverisë Berisha.
 
Sipas ministrit pas heqjes së licencës së CEZ-it, qeveria nuk hapi proces gjyqësor ndaj saj.  “Marrëveshja që ne bëmë ishte më e favorshmja dhe me më pak kosto për vendin. Arbitrazhi mund të zgjaste 6 vite dhe kishte një kosto të lartë, vendimi i arbitrazhit do të na shkaktonte shumë humbje”, ka thënë ministri Gjiknuri.
 
Ai ka lexuar dhe një letër që sipas tij për shkak të konfidencialitetit nuk është bërë publike, që zyra avokatore e ish-qeverisë  kërkonte një plan veprimi me 21 pika.
“Sipas memorandumit duhet që të ndiqeshin disa veprime që Shqipëria të fitonte këtë çështje. Përfshirja e disa ekspertëve, rekomandim për ngritjen e një grupi pune për mbledhjen e provave . Reziku që i kishim thënë se CEZ mund të ngrinte padi, faktikisht ndodhi, duke përkeqësuar pozitat tona”, ishin disa nga pikat që kërkonte zyra avokatore.
Ministri ka theksuar se përpara ishin dy opsioni, procesi do qëndronte i ngrirë për një kohë të gjatë, ose do të bëhej kjo zgjidhje.
 
“Ne zgjodhëm të gjejmë një zgjidhje shpejt, me një kosto të ulët. Ne e këmi thënë që në opozitë që kompania CEZ kishe falimentuar. Ne nuk i kemi dhënë atë që ka kërkuar CEZ, por kemi paguar faturat që ka pas ish-qeveria e mëparshme. Ne zgjodhëm një rrugë të drejtë se edhe nëse do kalonim në arbitrazh ne do e kishim të humbur.  Negociatat jo pa qëllim vendosëm ti zhvillojmë me ndërkombëtarët. Po ata ku i zhvilluan takimet në Vjenë?  Sali Berisha ndoqi parimin të lë litarin jashtë, po fitova zgjedhjet do e zgjidh vet, po humba zgjedhjet le tia lë qeverisë së re bashkë më humnerën financiare. Madje donin të ulnin çmimin e energjisë për të bërë favore ndaj tyre, me qëllimn e vetëm të vazhdon keq-administrimin.  Ata duhet të heshtin, të ulin kokën për këtë turp  e për këtë megaskandal, dhe dëm që i shkaktuan vendit.  Sistemi energjetik mund të kalonte në kolaps nëse nuk bëhej kjo ndërhyrje.  Gjithçka që u tha sot ishte një spekulim”, ka thënë ministri Gjiknuri
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni