Debati në Kuvend/ Balla: Njeriu që fshihu serverat në 21 janar, 'kameraman' i Bashës

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend duke iu pergjigjur Bashes deklaroi se nëse do të kishte ekzistuar ndonjë urdhër arresti për Agron Xhafajn, pse nuk e ekzekutoi ministri i Brendshëm i Bashës, Dritan Demiraj. Balla akuzoi Bashën që nuk lejon dy deputetët e tij akuzatorë që të paraqiten në Prokurori për të thënë gjithçka dinë mbi një kasetë, gjoja e vërtetë.

Të gjithë e dinë që kjo kasetë nuk ekziston, është një manipulim dhe personat duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Personat që disponuan atë regjistrim sot nuk shkojnë në Prokurori. Nga e vetmja gjë që mbahet mend nga fjala e Lulzim Bashës në foltore është se Lulzim Basha qenka i shqetësuar për dëshmitarin X.

Nese ti e njeh Lulzim mere dhe çoje dhe atë në Proklurori. Prej ditës kur në këtë çështje ka hyrë Prokuroria, asnjëri prej nesh nuk duhet të flasi më. As Lulzim as Saliu, as Salianji, as Alibeaj e askush tjetër. Kjo ka qenë një kurth që nuk funksionoi dhe u synua që të bëhej pis ministri i Brendshëm

Taulant Balla

Gjithashtu Balla tha se nuk ka gjë më të pamoralshme për një opozitë saqë të përpiqet të pengojë në çdo mënyrë hapjen e negociatave të integrimit evropian. Sipas Ballës deri më sot nuk ka një fakt që të thotë që PD dhe Lulzim Basha po e ndihmojnë Shqipërinë në hapjen e negociatave, por fakt është që PD dhe Lulzim Basha, bashkë me Saliun e këdo tjetër po bëjnë gjithçka munden për ti prishur punë Shqipërisë drejt integrimit evropian.

E ftoj opozitën që javën e ardhshme të heqë dorë nga transmetimet në FB të Lulit dhe ajo që është më e turpshme, është që personi që mbante kamerën (Endri Hasa) është po i njëjti person që fshiu serverat e 21 Janarit. Këto janë çështje që i takojnë drejtësisë. Edhe 21 janari edhe Gërdeci edhe Rruga e Kombit janë çështje që drejtësia e re që po lind duhet dhe do ti hetojë

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës

CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës