Akuzat e Bashës, Bushati: SHBA dhe
BE s'ndikohen nga politika shqiptare

Akuzat e Bashës, Bushati: SHBA dhe<br />BE s'ndikohen nga politika shqiptare
Ministri i Jashtëm ndërsa merrte pjesë në Panairin e Bursave në Elbasan deklaroi se zgjedhjet do të zhvillohen në datë 18 qershor.
 
Bushati akuzoi PD për bllokim të Vettingut, por një gjë të tillë nuk do ta bëjë për shumë kohë, pasi shqiptarët duan drejtësi.

"Zgjedhjet janë një detyrim kushtetues ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre. 18 qershori është një datë e përcaktuar në kushtetutë.
 
Duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për të garantuar një proces të lirë zgjedhor.
 
Për të kërkuar një mandat qartë për atë që konsiderohet Shqipërinë tonë Shqipërinë që duam.
 
Vetingu konsiderohet i vonuar dhe i penguar për shkak të bojkotit të PD dhe tërheqjes nga një angazhim i shprehur me votë në 21 korrikun e vitit të kaluar.
 
Sipas formulës që ne ramë dakord ku do të shprehej vullneti me paritetin politik. Jemi të bindur që askush nuk ka mandat për të marrë peng vullnetin e shqiptarëve.
 
Është reformë që partnerët ndërkombëtarë kanë investuar kapacitete njerëzore dhe burime financiare. Besojmë se askush nuk mund ta marrë peng këtë proces
" tha ai.
 
Bushati u është përgjigjur edhe deklaratave të Bashës sot se projekti i vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomat të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës.
 
"Nuk i përkas klasës së vjetër që merret me ambasadorë apo shtete të ndryshme të akredituar në Tiranë që ankohet qan apo shkruan letra nëpër kancelari të ndryshme ndërkombëtare.
 
Për shkak përshkrimit tim të punës e di fare mirë që cdo ambasador e ka raportin me vendin apo organizatën që përfaqëson.
 
Nuk besoj në teori konspirative dhe nuk besoj që SHBA apo BE mund të influencohen apo të korruptuohen nga politikanë shqiptarë.
 
Është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për ti bishtnuar një procesi që është kaq i rëndësishëm për 10 apo 15 vjet e ardhshme që do të vijnë për mënyrën se si ne duam ta konceptojmë Shqipërinë që duam dhe cdo gjë fillon e mbaron tek reforma në drejtësi
' tha ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij