Akuzat për fshehje të viktimave të COVID, Koja: Deklaratë apokaliptike që ka kaluar çdo cak! Basha ka ende kohë të kërkojë falje

Akuzat e kreut të PD Lulzim Basha, për fshehje të numrit të viktimave të COVID, po diskutohen ditën e sotme në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv.

Ish ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, tha se ne mund të jemi vendi i vetëm në europë që po bën politikë me pandeminë. Ai thotë se deklarata e Bashës është apokaliptike dhe se ka kaluar çdo cak pasi çdo pacient ka një kartelë e cila nuk mund të fshihet. Sipas tij Basha u tregoi shqiptarëve se pandemia për opozitën përbën kauzë politikë. 

"Mund të jemi vendi i vetëm ne europë që bëhet politikë me pandeminë. Kryetari i opozitës e ka ngritur stekën në një nivel të lartë të sherrit. Basha u kujtoi shqiptarëve se pandemia për opozitën përbën një kauzë politike. Se di ku eshte halli. Kjo është një deklaratë apokaliptike që ka shqetësuar shumë personelin shëndetësor. Nuk ishte deklaratë për shtyp por me zë e figurë e mjekëve. të gjithë këta mjekë të cilët deri dje opozita i quante heronj. Këta mjekë janë aq të revoltuar nga videoja.

Të akuzosh se janë fshehur vdekjet është një deklaratë shumë e rëndë. Kjo nuk duhet të ndodhte është ngutje e kryetarit të opozitës, nuk duhet ta bënte këtë, sepse ska ndodhur kurrë në europë që të dalin mjekët dhe të bjënë deklaratë të fortë kundër opozitës. Basha ka ende kohë tu kërkojë ndjesë atyre. Vdekjet nuk futen në xhep dhe as nuk fshihen. Ka organe të specializuara që i hetojnë këto.

I hapet një kartelë atyre dhe aty shoqërohet deri në momentin kur del nga spitali apo kur vdes. Kështu mund të hetohen. Edhe njëherë kjo deklaratë është apokaliptike dhe ka kaluar çdo cak, sepse vdekjet nuk mund të fshihen sepse një pacient ka një kartelë. Kartela nuk zhduket dhe është lehtësisht e verifikueshme", tha ai.

Nga ana tjetwr Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, vijon të mbështesë deklaratët e kreut të PD Lulzim Basha se në vendin tonë po fshihen shifrat e viktimave të COVID. Sipas tij Basha tha se qeveria po i përdor shifrat për politikë, për të treguar se ne jemi vendi që kemi shifrat më të ulëta në rajon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
'Alarm fals i opozitës se s'ka kapacitete', Koja: Spitalet rajonale gati! Mjekët sot të revoltuar, i dhanë një shuplakë të fortë Bashës (VIDEO)

Ish ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, në Report Tv, teksa ka hedhur poshtë akuzat e PD se qeveria ka humbur kontrollin mbi pandeminë, i është rikthyer sërish deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha për "fshehje të shifrave" të COVID, duke thënë se mjekët të cilët hodhën poshtë këtë deklaratë të kryedemokratit me anë të një prononcimi, i dhanë këtij të fundit një shuplakë të fortë.

"Spitalet rajonale janë bërë gati në pjesë të caktuara dhe nesër kur të hapen këto pjesa tjetër e spitaleve do të ushtrojnë detyrat për patoilogji të tjera. Sepse jeta vazhdon dhe përtej Cvodi, në mënyrë që këto spitale të jenë në fuksion për patologji të tjera. Kjo është e rëndësishme,  se kputoj fare këtë alarm fals të opozitës se s'ka kapacitete dhe masa.

Thuhet dhe bërtitet nga opozita se psitalet janë në kolaps. Shtrimi, nr i pacientëve në terapi intensive dhe tëintubuar. Në terapi i ntensive janë 10, të intubuar 3 ose katër. Nëse ju i  quani të gjitha vdekje covid është problemi juaj. Ju acaruat aq shumë mjekët saqë dolën sot të revoltuar dhe u dhanë një shuplakë të fortë sociale. Diagnozën e ndan tamponi. Nës enjë pacient shkon në spital COVID nuk infektohet sepse janë të ndara", tha ai.

Ora 21:29
Akuzat e Bashës, Koduzi e mbështet: Qeveria po e përdor COVID për të treguar se kemi shifrat më të ulëta në rajon (VIDEO)

Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, vijon të mbështesë deklaratët e kreut të PD Lulzim Basha se në vendin tonë po fshihen shifrat e viktimave të COVID.

Sipas tij Basha tha se qeveria po i përdor shifrat për politikë, për të treguar se ne jemi vendi që kemi shifrat më të ulëta në rajon.

"Po të shikosh reagimin e institucioneve shtetërore në mënyrë të tërthortë e vërteton atë që tha Basha. Basha ka akuzuar qeverinë se po manipulon shifrat, nuk tha asgjë tjetër. Madje ato shifra që u dhanë ishin shoqëruar me kartelë përkatëse. E foli drejt me zë dhe figurë, tha është politika Edi Rama që po bën politikë me vdekjen. Ka dalë në parlament në mars, ka dalë në Surrel e tha do vdesin kaq e aq. E gjithë kjo është politikë.

Basha mbrëmë ka treguar skedën e pacientit. Gjej rastin ti falenderojmë për punën që kanë bërë mjekët. Janë të strapacuar, më vjen keq që detyrohen të vuajnë dhe këtë sulm politik. Në këtë rast dua të them se personeli bën punën e tij, aty u tha me zë dhe figurë se aty po përdoren shifrat politikisht për të treguar se ne kemi shifrat më të ulëta në rajon.

Ky është një informacion i nxjerrë nga profesionistë me integritet profesional. Ne i bëmë mbrëmë publike të gjitha faktet dhe është detyrë e prokurorisë që të hetojë. Për çështjet e tjera që kemi bërë denoncime kemi shkuar pasi është dashur koha e duhur për të mbledhur të gjitha dokumentet. O Gjergj boll bëtë politkë me covid. Pak  se bëni politkë me pandeminë por po vidhni të gjitha propozimet e PD", tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 21/11/2020 10:05

    Zoti ja dhene Coronen mu aty ku nuk e mban dot kujtdo qe kerkon te beje politike me pandemine dhe te percmoje punen titanike te mjekeve dhe infermiereve

    Përgjigju
  • robi: 20/11/2020 21:49

    Une them se duhet ti behet nje kontroll i gjendjes mendore ketij Bashes se i nxjerr kumbullat pa pergjegjesi fare si nje femije i llastuar 5 vjec ,,

    Përgjigju
  • redu: 20/11/2020 21:35

    Basha e shprehu me urdher te doktor mortjes .Luli tha jane 430 me teper te vdekur nga covi ,doktor dixhitali tha trefishin.Eshte skeme e rrenes qe nga 91

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës