Akuzat e Bashkisë, Veliaj: Vendimi i
KKT për ndërtimin e Qendrës Rinore

Akuzat e Bashkisë, Veliaj: Vendimi i<br />KKT për ndërtimin e Qendrës Rinore
TIRANE- Akuzave të Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e godinës në qendër të Tiranës, Ministri i Mirëqenies, Erion Veliaj iu ka dhënë vetë përgjigje duke pohuar se për punimet ai ka një lejë nga KKT, por nga ana tjetër ai nuk mund të mos mbajë për 4 vjet premtimet ashtu sikurse kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Në një daleje për mediat, ministri Veliaj ka pohuar se bashkia e Tiranës duhet të merret me projekte konkrete dhe jo imagjinare, pasi në katër vitet e tij Basha nuk ka përfunduar asnjë projekt.

“Jam këtu për të folur për një premtim që e kanë bërë të dyja palët. Lulzim Basha ka premtuar se në Tiranë do të kishte qendra rinore, madje do të hapte 11 të tilla në të gjitha minibashkitë; do të bënte kartë rinore, kartë studentore, ku të rinjtë do të merrnin shërbime falas, por ashtu si tramvaji, kanë ngelur vetëm imagjinare. Si ministër e Rinisë, duke qenë se kam bërë një premtim, mua më duhet ta mbaj premtimin tim sepse nuk dua të ndjek shembullin e Lulzim Bashës” ka pohuar Veliaj, ndërsa bëri publike edhe lejen që zotëron ministria e tij për ta kthyer pronën shtetërore në një qendër rinore, e cila më parë ishte një strip klub.

Reagimi i plotë i ministrit Veliaj

“Nëse bashkia kërkonte leje, ja tek e ka. Nëse bashkia di t’i bëjë qendrat imagjinare rinore më mirë, kishte 4 vjet kohë për t’i bërë ato. Por, përdori pronat publike për t’i kthyer në strip klube. Këtu ka dy filozofi të ndryshme. Filozofia jonë është që t’i kthejmë kazinotë në zyra pune, strip klubet në qendra rinore, kurse filozofia e tyre është që të promovojmë të fortët e partisë dhe në pronat e shtetit të ngremë strip klube. Unë, në dallim nga Lulzim Basha, nuk do të pres 4 vjet që t’i mbaj premtimet e mia” theksoi Veliaj.

E ndërsa Ministri Veliaj ka bërë publike lejen e dhenë nga KKT, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka vazhduar sërish akuzat qeverisë duke theksuar se kreu i qeverisë po mbron ministrin Veliaj dhe po ndëshkon qytetarët. “Pusulla e firmosur nga Edi Rama është e jashtëligjshme dhe ka për qëllim të mbulojë ndërtimin pa leje të Erion Veliajt në mes të Tiranës, në vend që ta ndëshkojë atë. Nga ana tjetër, Edi Rama me bandën e INUK, nga një anë vendos gjoba korruptive dhe shkatërron në kundërshtim me ligjin dhe me procesin e rregullt prona dhe pasuri të qytetarëve” ka pohuar Bozdo duke i kërkuar prokurorisë të fillojë hetimet për rastet abuzive të ndërtimeve që po bëhen në Tiranë.

Përplasjet mes bashkisë dhe qeverisë janë në ditën e katërt të tyre, fill pas nisjes së punimeve për rikonstruksionin e një godine pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së cilës i ishte dhënë leja për lokal, ndërkohë që Ministria e Mirëqenies Sociale do ta riktheje në qendër arti për të rinjtë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin