Menjëherë pas vrasjes së drejtuesit të OSHEE-së në Rrëshen, Saimir Jaku në një reagim të shpërndarë për mediat Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka thënë se ky ishte një akt kriminal, por nga ana tjetër ka hedhur poshtë akuzat e Berishës se ai ishte i dënuar për ndonjë vepër penale.

Për këtë, OSHEE ka vënë në dispozicion të publikut edhe dëshminë e penalitetit që Jaku ka dorëzuar në institucionin që punonte, të marrë nga organet e drejtësisë në vend.
 
OSHEE nga ana tjetqër i shpreh ngushëllime familjarëve të Jakut.
 
Statusi i Berishës në Maj 2016 për Saimir Jakun
berisha
Reagimi i OSHEE për vrasjen dhe akuzat
Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dënon me forcë aktin kriminal, me pasojë vdekjen e punonjësit, Sajmir Jaku, ndodhur sot në Rrëshen.
Saimir Jaku, i moshës 33 vjeç, deri më datën 31.08.2016 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njesise së Tensionit të Larte Veri.

Sqarojmë se, më datën 01.09.2016, është transferuar në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS / Dega Teknike, nga ku kryente detyrën normalisht deri në ditën e sotme.

Në lidhje me deklaratat e deputetit të PD-së, Sali Berisha, OSHEE kërkon të sqarojë gjithashtu se “dëshmia penale” lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe formulari i dekriminalizimit, plotësuar nga z.Jaku, tregojnë se punonjësi nuk është dënuar për vepra penale.

OSHEE i shpreh ngushëllime familjes dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin sa më parë ngjarjen kriminale.