Juristja Alesia Balliu ka komentuar akuzat e kreut të PD Sali Berisha ndaj Ervin Salianjit, ku kryetari demokrat e akuzoi Salianjin se organizimi i takimit të tij të djeshëm në Elbasan me demokratët është bërë me ndihmën e Suel Çelës, i cili është një eksponent i njohur i botës së krimit.
Në një lidhje Skype, Balliu tha se akuzat e Berishës janë të pabaza dhe se sipas saj, Berisha shpik histori imagjinare për kundërshtarët politikë.
Ajo tha se Berisha u irritua kur pa mbështetjen e Elbasanit ndaj Salianjit, ndërsa lidhjet reale që ka Suel Çela sipas saj janë vetëm me deputetin demokratë Blendi Himçi.
‘Kam qenë pjesëmarrëse në takimin në Elbasan dhe po ashtu jam marrë me organizimin. Lidhjet që krijon Berisha janë imagjinare. Këto janë akuza të pavërteta që s’ka asnjë provë dhe bazë. Ai u irritua kur pa mbështetjen e Elbasanit ndaj Salianjit.
Aty në atë takim ishin demokratë që kanë dhënë kontribut në PD. Ishin të padrejta deklaratat e bëra nga Noka dhe Berisha. Berisha për kundërshtarët shpik histori imagjinare që ekzistojnë në kokën e tij. Nuk e ka përjashtuar Salianjin, por ka shpikur termin vetëpërjashtim, me këtë ai provon se ai është pronar i asaj shpie dhe çdo gjë si thotë ai. Me të vetmin që ka pasur lidhje Suel Çela është Blend Himçi. Salianji është figurë e pastër’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Lëvizja e Salianjit/ Sefa: Është faktor politik, kërkon drejtimin e PD! Tafani: Të rinjtë demokratë nuk e duan Berishën! Merkoçi: PD ka marrë fund











