Akuzat e Blushit për dy ish-ministret
Olta Xhaçka: Refuzoni mediokritetin

Akuzat e Blushit për dy ish-ministret<br />Olta Xhaçka: Refuzoni mediokritetin
Pas akuzave të kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi kundër dy ish-ministreve, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliut ka reaguar Olta Xhaçka.
 
Xhaçka shprehet se nuk e kuptoj si mundet një grua a vajzë të votojë Ben Blushin, LIBRËN, apo të mbështesë këtë ofertë politike, të cilën ajo e cilëson si ofertën e mediokritetit, të gënjeshtrave e shterpësisë politike.
 
Përmes statusit në Facebook, ish-ministrja e Mirëqenies Sociale deklaron se për herë të parë ka pasur më shumë gra ministre se asnjëherë tjetër në këtë qeveri, të cilën Blushi e sulmon.
 
Nikolla paditi Blushin pas akuzave publike se ish-ministrja në bashkëpunim me shoqëruesin dhe shoferin e saj shisnin diploma kundrejt 3 mijë eurove.
 
Por përveç Nikollës, Blushi përmes deklaratave të tij sulmoi edhe ish-ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
 
Statusi i Olta Xhaçkës
Të dashur miq! Me shumë keqardhje, dëgjova komentet aspak të mbështetura në fakte, të një babai, të një kolegu që kemi ndarë punë të përbashkëta.
 
Komentet maskiliste të Ben Blushit, ndaj Lindita Nikollës, apo Ogerta Manastirliut, se gratë nuk bëjnë për vendim marrje, pasi kanë zgjedhur të punojnë e të arrijnë aty ku janë, nuk ndryshon dot të vërtetën që prekim çdo ditë.
 
PO! Në këtë qeveri, për herë të parë ka pasur më shumë gra ministre se asnjëherë tjetër. Në këtë mandat, ka pasur më pak burra që fyejnë dhe shpërdorojnë detyrën, sepse gratë dhe vajzat kanë zgjedhur ta ndryshojnë realitetin me më shumë përgjegjshmëri, me më shumë përkushtim.
 
Dhe fatmirësisht, pas fitores së PS-së dhe humbjes së disave syreve në këto zgjedhje, do të ketë më shumë gra e burra që punojnë dhe më pak nga ata që shpifin e anatemojnë të tjerët, që shfrytëzojnë salltanetet dhe pozitat për të hedhur baltë mbi punën.
 
Nuk e kuptoj si mundet një grua a vajzë të votojë Ben Blushin, Librën, apo të mbështesë këtë ofertë politike... ofertën e mediokritetit, të gënjeshtrave e shterpësisë politike.
 
Ben Blushi, apo kushdo tjetër, që synon të nëpërkëmbë njerëzit që punojnë, që përpiqen për më mirë, për më shumë, sot duhet të mësojnë, se nëse nuk respektojnë gratë, nuk respektojnë veten e tyre, nuk respektojnë fëmijët e tyre dhe nuk respektojnë çdo qytetar që pret të na shohë në punë duke u shërbyer dhe jo duke bërë "llogje grash".
 
Dua t'u bëj thirrje të gjithë atyre, që banojnë në Tiranë dhe përtej, të refuzojnë fort gënjeshtrat, të refuzojnë fort mediokritetin e fshehur pas kostumit të shkrimtarit, të refuzojnë fort mënyrën ordinere të të bërit politikë, dhe ti thonë një JO të madhe keqtrajtimit, për të përfituar qoftë edhe 1 votë më shumë, e cila nuk do të përmirësonte jetën e askujt.
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel