‘Akuzat e Britanisë do skuqnin çdo njeri të civilizuar’, Berisha justifikon sërish lidhjet e ngushta me trafikantin Dauti dhe aferat me Damian Fazlliç

‘Akuzat e Britanisë do skuqnin çdo njeri të civilizuar’, Berisha justifikon sërish lidhjet e ngushta me trafikantin Dauti dhe aferat me Damian Fazlliç

Sali Berisha

Ndonëse është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, Sali Berisha vijon të theksojë se nuk ka asnjë provë për të. Sipas ish kryeministrit, akuzat e Britanisë janë absurde dhe thotë se do të skuqnin çdo njeri të civilizuar.

Në një intervistë për Tv e familjes Berisha u përpoq sërish të thoshte se nuk ka lidhje me Fatjon Dautin, trafikantin që ka mbushur me drogë Britaninë e Madhe. Ashtu si edhe më parë, ish kryeministri thoshte se Dauti ka qenë vetëm mbështetës i PD dhe vetëm kaq.

“Britania e Madhe ka nxjerrë dy gjëra në treg për Sali Berishën, për gjërat më absurde që do të skuqnin çdo njeri të civilizuar. Ka nxjerrë një qytetar me emrin Fatjon Dauti, emrin e të cilit Sali Berisha e ka dëgjuar për herë të parë në jetën e tij ditën që i ka rënë derës dhe që Lulzim Basha tha se është bodyguardi i Berishës. Njeri që s'e kisha dëgjuar kurrë. Më thanë se ishte nga një familje e persekutuar nga Hasi dhe që ka punuar në Angli dhe është përzënë. Se si mund të quhet një njeri i lidhur me krimin për shkak se në betejë partiake njëri i bie derës dhe ky tjetri s'e ka takuar kurrë në jetën e tij, s'ka patur asnjë lidhje, është mbështetës i PD”, tha Berisha.

Edhe lidhjet e ngushta me Damir Fazlliç i përgënjeshtron dhe duke mos gjetur një mënyrë për të hedhur poshtë pretendimet, cilëson fajtor vetëm George Soros. Sipas Berishës, nuk janë takuar asnjëherë për favore ndërsa justifikon edhe dhëndrin sikur është marrë me agjensi imboliare.

“Damir Fazlliç, biznesmen, qytetar anglez që kurrë në jetën e tij nuk ka patur një proces apo ndjekje në Britaninë e Madhe. Ka ardhur këtu me BGR, kompani republikane më e madhja, ka punuar me ta si këshilltar elektoral. Më pas ka vendosur të bëjë biznes në Shqipëri. Nuk ka shkelur kurrë në zyrën e Sali Berishës për të kërkuar favore. E vetmja lidhje me Sali Berishën është se ka shkruar media e George Soros. Media e Soros boton një artikull ku thotë se Sali Berisha zgjeroi parkun industrial sepse Fazlliç bleu te dhëndri i tij 14 ha tokë. Si është e vërteta? Dhëndri im kur është kthyer nga Kosova ka filluar të merret me real estate”, tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?