Akuzat e Çuçit, Gjykata e Fierit: Piro Sota miratoi pretencën e prokurorit për lirimin e të arrestuarit! Gjykata s'mund të caktojë masë më të rëndë

Akuzat e Çuçit, Gjykata e Fierit: Piro Sota miratoi pretencën e prokurorit për lirimin e të arrestuarit! Gjykata s'mund të caktojë masë më të rëndë

Foto ilustruese

Pas akuzave që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri për prokurorë e gjyqtarë që po lirojnë kriminelet ka reaguar Gjykata e Fierit pasi u përmend edhe emri i gjyqtarit Pirro Sota.

Në reagimin zyrtar, Gjykata e Fierit ka sqaruar se gjyqtari Piro Sota në Fier, një nga personat që u përmend nga Çuçi ka miratuar pretencën e prokurorit Erind Reovica që kërkoi masën “arrest shtëpie” për të arrestuarin I.H.

Çuçi gjatë konferencës për mediat përmendi emrin e gjyqtarit Pirro Sota, i cili sipas tij liroi një person të arrestuar për armëmbajtje pa leje. Për këtë arsye, thotë më tej gjykata se “Nuk mund të caktojmë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori” duke u shfajësuar. “Ping pongu” mes institucioneve vazhdon.

"Gjyqtari Piro Sota ka arsyetuar ndër të tjera se: “Përsa i përket masës konkrete të sigurimit që do të caktojë ndaj të arrestuarit I.H. (K.), gjykata lidhur me kërkimin e prokurorit për të caktuar ndaj tij  atë të “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.P, ka parasysh zbatimin e pikës 3 të nenit 244 të K.Pr.Penale”, në të cilën parashikohet shprehimisht që: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori. Veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk mund të shkojë përtej asaj çfarë është parashikuar në ligj", nënvizohet më tej në përgjigjen e Gjykatës.

Njoftimi i Gjykatës së Fierit:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier u njoh me deklaratat publike të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, ku ndër të tjera është përmendur edhe vendimmarrja e gjyqtarit Piro Sota, në lidhje me shqyrtimin e një kërkese penale, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit”.

- Ministri i Brendshëm Z. Çuçi deklaroi se: “Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.

Ju informojmë se: “Në datën 17/06/2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës penale me Nr. 60610-01514-62-2021 (912) Regj.Them., datë 16.06.2021 Regjistrimi, me palë kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e përfaqësuar nga Prokurori Erind Reovica, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, për personin nën hetim I.H. (K.)”, i arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga Neni 278/1 të Kodit Penal”.

- Prokurori Erind Reovica ka kërkuar: Të vleftësohet i ligjshëm arrestimi në flagrance ndaj personit nën hetim I.H. (K.) dhe të caktohet si masë sigurimi ndaj tij ajo e “arrestit në shtëpi” parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

- Gjyqtari Piro Sota në përfundim të gjykimit ka vendosur:

1-Te vleftesoje te ligjshem arrestimin ne flagrance te personit në hetim I.H. (K.), te dt.15.06.2021 ora 22:00.

2-Te caktoje si mase sigurimi ndaj personit në hetim I.H. (K.) ate te ”arresti ne shtepi”, te parashikuar nga neni 237 te K.Pr. Penal.

3-Urdhërohet personi në hetim I.H. (K.) të mos largohet nga banesa e tij ne lagjen (…….) , njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, pa leje të organit procedues.

4-Urdhërohet policia gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Fier për zbatimin e masës së sigurimit të arrestit në shtëpi.

5-Kundër këtij vendimi lejohet apel në gjykatën e Apelit Vlorë brënda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Në vendimin e tij, gjyqtari Piro Sota ka arsyetuar ndër të tjera se: “Përsa i përket masës konkrete të sigurimit që do të caktojë ndaj të arrestuarit I.H. (K.), gjykata lidhur me kërkimin e prokurorit për të caktuar ndaj tij  atë të “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.P, ka parasysh zbatimin e pikës 3 të nenit 244 të K.Pr.Penale”, në të cilën parashikohet shprehimisht që: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori”.

Veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk mund të shkojë përtej asaj çfarë është parashikuar në ligj.


Lajmi kryesor:

'Nxorën kriminelët nga burgu', Gjykata e Vlorës dhe ajo e Fierit-Çuçit: Deklarata të tilla s'i shërbejnë imazhit të Gjykatës për dhënien e drejtësisë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës