'Nxorën kriminelët nga burgu', Gjykata e Vlorës dhe ajo e Fierit-Çuçit: Deklarata të tilla s'i shërbejnë imazhit të Gjykatës për dhënien e drejtësisë

'Nxorën kriminelët nga burgu', Gjykata e Vlorës dhe ajo e Fierit-Çuçit: Deklarata të tilla s'i shërbejnë imazhit të Gjykatës për dhënien e drejtësisë

Gjykata e Fierit, Vlorës dhe Bledi Çuçi

Institucionet si duket po bëjnë ping-pong duke kaluar përgjegjësitë te njëra tjetra. I pari ishte Blendi Çuçi, i cili duke folur për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur së fundmi e drejtoi gishtin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve duke thënë se kanë liruar nga burgu kriminelë. Në përgjigje të kësaj deklarate pas ILD ka reaguar edhe Gjykata e Fierit dhe e Vlorës.

Çuçi gjatë konferencës për mediat përmendi emrin e gjyqtarit Pirro Sota, i cili sipas tij liroi një person të arrestuar për armëmbajtje pa leje, Indrit Hoxhajn. Por gjykata e Fierit, thotë se ishte prokurori Erind Reovica që kërkoi masën “arrest shtëpie” dhe Pirro Sota i dha “OK”. Gjykata e Fierit nënvizoi se "Nuk mund të caktojë një masë sigurie më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori”.

Edhe Gjykata e Vlorës i është përgjigjur deklaratës së ministrit Çuçi. Të përmendur nga Çuçi ishin Prokurorja e Vlorës, Elona Alvora dhe Gjyqtari i Vlorës Albert Spiro, ata që kanë liruar Edison Begajn, të cilit iu bë atentat në derën e shtëpisë në sy të fëmijëve dhe pas pak ditësh u arrestua gjatë një operacioni të RENEA-s në lokal me armë zjarri me vete.

Sipas Gjykatës nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, kësisoj gjykata ka vendosur sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria. Ndërkaq Gjykata thekson se deklarata të tilla, referuar asaj që tha ministri, s'i shërbejnë imazhit të Gjykatës që jep drejtësi . "Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve", theksohet në përgjigjen e Gjykatës ndaj Çuçit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Gjykata e Vlorës-Çuçit: Deklarata të tilla s'i shërbejnë imazhit të Gjykatës për dhënien e drejtësisë as pavarësisë së gjyqtarëve

Gjykata e Vlorës i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Blendi Çuçit i cili akuzoi prokurorë e gjyqtarë duke thënë se po lirojnë kriminelët.

Prokurorja e Vlorës, Elona Alvora dhe Gjyqtari i Vlorës Albert Spiro, kanë liruar Edison Begajn, të cilit iu bë atentat në derën e shtëpisë në sy të fëmijëve dhe pas pak ditësh u arrestua gjatë një operacioni të RENEA-s në lokal me armë zjarri me vete. Pas arrestimit ai u la nga gjykata me masën ‘arrest shtëpie. Të dy u përmendën nga Çuçi.

Sipas Gjykatës nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në përfundim, gjykata ka vendosur sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria.

Ndërkaq Gjykata thekson se deklarata të tilla s'i shërbejnë imazhit të Gjykatës që jep drejtësi . "Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve", theksohet në përgjigjen e Gjykatës ndaj Çuçit.

Elona Alvaro është prokurore në Vlorë dhe pak kohë më parë kandidoi për tu emëruar në këshillin e lartë të prokurorisë për pozicionin e këshilltares por kandidimi i saj u refuzua. Ndërkohë gjyqtari Albert Spiro i cili mban e postin e kryetarit të gjykatës Vlorë, rezulton se në listën e zezë të ministrisë së brendshme futet për herë të dytë. Në 2014 ishte ministri i brendshëm Saimir Tahiri që e denoncoi duke i kërkuar KLD-s të merrte masa pasi kishte liruar nga qelia dy persona të arrestuar nga policia për zjarrvënie dhe prerje pyjesh.

Njoftimi i Gjykatës Vlorë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi është njohur nëpërmjet medias me deklaratën publike dhënë nga Ministri i Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, i cili gjatë fjalimit të tij, ka përmendur vendimmarrjen e gjyqtarit Albert Spiro, në lidhje me shqyrtimin e çështjes penale, të paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për procedimin penal nr. 839/2021, në ngarkim të shtetasit E. B, ju informojmë se: Më datë 16.06.2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është regjistruar cështja me nr. 159 regj., datë 16.06.2021, me objekt: Vleftësim arresti, caktim mase sigurimi në ngarkim të shtetasit E. B. , akuzuar për veprën penale parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Sipas listës së gatishmërisë së gjyqtarëve, rezulton se gjyqtar i gatshëm më datë 16.06.2021, ka qënë gjyqtari Albert Spiro, të cilit i ka kaluar për shqyrtim kjo kërkesë penale. Në seancën gjyqësore të datës 18.06.2021, është marrë në shqyrtim kjo kërkesë penale, dhe nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në përfundim, gjykata ka vendosur sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria. Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve. Jemi të hapur për verifikime nga ana e çdo institucioni të ngarkuar me ligj. Ju faleminderit!

Ora 17:10
Akuzat e Çuçit, Gjykata e Fierit: Piro Sota miratoi pretencën e prokurorit për lirimin e të arrestuarit! Gjykata s'mund të caktojë masë më të rëndë

Pas akuzave që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri për prokurorë e gjyqtarë që po lirojnë kriminelet ka reaguar Gjykata e Fierit pasi u përmend edhe emri i gjyqtarit Pirro Sota.

Në reagimin zyrtar, Gjykata e Fierit ka sqaruar se gjyqtari Piro Sota në Fier, një nga personat që u përmend nga Çuçi ka miratuar pretencën e prokurorit Erind Reovica që kërkoi masën “arrest shtëpie” për të arrestuarin I.H.

Çuçi gjatë konferencës për mediat përmendi emrin e gjyqtarit Pirro Sota, i cili sipas tij liroi një person të arrestuar për armëmbajtje pa leje. Për këtë arsye, thotë më tej gjykata se “Nuk mund të caktojmë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori” duke u shfajësuar. “Ping pongu” mes institucioneve vazhdon.

"Gjyqtari Piro Sota ka arsyetuar ndër të tjera se: “Përsa i përket masës konkrete të sigurimit që do të caktojë ndaj të arrestuarit I.H. (K.), gjykata lidhur me kërkimin e prokurorit për të caktuar ndaj tij  atë të “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.P, ka parasysh zbatimin e pikës 3 të nenit 244 të K.Pr.Penale”, në të cilën parashikohet shprehimisht që: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori. Veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk mund të shkojë përtej asaj çfarë është parashikuar në ligj", nënvizohet më tej në përgjigjen e Gjykatës.

Njoftimi i Gjykatës së Fierit:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier u njoh me deklaratat publike të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, ku ndër të tjera është përmendur edhe vendimmarrja e gjyqtarit Piro Sota, në lidhje me shqyrtimin e një kërkese penale, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit”.

- Ministri i Brendshëm Z. Çuçi deklaroi se: “Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.

Ju informojmë se: “Në datën 17/06/2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës penale me Nr. 60610-01514-62-2021 (912) Regj.Them., datë 16.06.2021 Regjistrimi, me palë kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e përfaqësuar nga Prokurori Erind Reovica, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, për personin nën hetim I.H. (K.)”, i arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga Neni 278/1 të Kodit Penal”.

- Prokurori Erind Reovica ka kërkuar: Të vleftësohet i ligjshëm arrestimi në flagrance ndaj personit nën hetim I.H. (K.) dhe të caktohet si masë sigurimi ndaj tij ajo e “arrestit në shtëpi” parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

- Gjyqtari Piro Sota në përfundim të gjykimit ka vendosur:

1-Te vleftesoje te ligjshem arrestimin ne flagrance te personit në hetim I.H. (K.), te dt.15.06.2021 ora 22:00.

2-Te caktoje si mase sigurimi ndaj personit në hetim I.H. (K.) ate te ”arresti ne shtepi”, te parashikuar nga neni 237 te K.Pr. Penal.

3-Urdhërohet personi në hetim I.H. (K.) të mos largohet nga banesa e tij ne lagjen (…….) , njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, pa leje të organit procedues.

4-Urdhërohet policia gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Fier për zbatimin e masës së sigurimit të arrestit në shtëpi.

5-Kundër këtij vendimi lejohet apel në gjykatën e Apelit Vlorë brënda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Në vendimin e tij, gjyqtari Piro Sota ka arsyetuar ndër të tjera se: “Përsa i përket masës konkrete të sigurimit që do të caktojë ndaj të arrestuarit I.H. (K.), gjykata lidhur me kërkimin e prokurorit për të caktuar ndaj tij  atë të “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.P, ka parasysh zbatimin e pikës 3 të nenit 244 të K.Pr.Penale”, në të cilën parashikohet shprehimisht që: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori”.

Veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk mund të shkojë përtej asaj çfarë është parashikuar në ligj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës