Akuzat e Donald Lu për Balilin
Manjani:E kam bërë detyrën time

Akuzat e Donald Lu për Balilin<br />Manjani:E kam bërë detyrën time
TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas kritikave të ashpra të ambasadorit amerikan për mos arrestimin e Kelmend Balilit.
 
Pas deklaratës së Donald Lu se policia dhe drejtësia kanë dështuar për arrestimin e tij, Manjani i përgjigjet ambasadorit duke thënë se ligji e përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit.
 
Manjani shprehet se mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping-pongu” i radhës.

"Mbështes plotësisht shqetësimin e shprehur ditën e djeshme nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu në lidhje me mos arrestimin e shtetasit Klement Balilit.
 
Gjej rastin t’ju informoj, se sikurse edhe mund të jeni në dijeni prej 7 muajsh dhe në mënyrë të përsëritur e kam shprehur dhe publikisht këtë shqetësim.
 
Mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping-pongu” i radhës.
 
Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit
".
 
Ministri shprehet se askush të mos fshihet pas alibive të sajuara, por të marrë përgjegjësitë që i jep ligji dhe t’i ushtrojë, ndërsa përsa i përket përgjegjësive të tij deklaron se ministri i Drejtësisë e ka bërë detyrën e tij.
 
"Ministri i Drejtësisë vetëm ndihmon me transmetim leter- porosish dhe/ose përkthim zyrtar të dosjeve. Këtë detyrë e kemi bërë në kohë rekord.
 
Kush ka kuriozitet mund të vijë në pranë institucionit t’i verifikojë, sipas rregullave të informacionit të klasifikuar.
 
Ping-pongun e përgjegjësive e kam denoncuar gjithnjë si të keqen më të madhe që ka sot sistemi.
 
Prandaj askush të mos fshihet pas alibive të sajuara, por të marrë përgjegjësitë që i jep ligji dhe t’i ushtrojë.
 
Përsëris qëndrimin tim të palëkundur se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet pa dallim!
”thotë Manjani.
 
Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpërthyer dje kundër institucioneve shtetërore për mos arrestimin e të kërkuarit Kelmend Balili duke akuzuar politikën, policinë dhe drejtësinë.
 
Sipas tij, Prokuroria vonoi urdhrin për arrestimin e Balilit ndërsa policia dështoi në operacionin për kapjen e tij.
 
Donald Lu u shpreh se Kelmend Balili ka mbështetje të fortë politike, pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që edhe pse ka një urdhër-arresti, ai është akoma i lirë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij në Greqi janë arrestuar para 7 muajsh.


 (dy.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)