TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe shefen e Delegacionit të BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin.
Burime për A1 Report bëjnë të ditur se takimi që ka nisur në orën 14:00 në zyrat e BE, ka në fokus situatën politike me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi, si dhe reagimet e bëra nga ambasada e SHBA dhe zyra e BE, duke theksuar se Doshi “pretendohet të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale”. Pas këtij takimi nuk dihet nëse do të ketë prononcim për mediat nga kreu i PD-së.
Çështja e dekriminalizimit është një nga kërkesat e bëra prej kohësh nga ana e opozitës, dhe kushti thelbësor i rikthimit të saj në parlament pas bojkotit 6 mujor në fund të vitit të kaluar, falë edhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com