“Një alibi që përdoret në funksion të fushatës së Partisë Demokratike.” Kështu i ka cilësuar Ylli Manjani në studion e A1 Report pretendimet e deputetit Tom Doshi se ndaj tij dhe deputetit të PD, Mhill Fufi, po përgatitej një skenar për t'i eleminuar fizikisht.
“Na intereson që PD të paguaje ca kosto. Ajo kështu i bën fushatat, me tritol. Skenarë filmash këtu gjen çdo dite. Skenari i stisur nga zyrat, ose me sakte nga ish drejtuesit e PD është i shkruar keq.”- shprehet Ylli Manjani.
Më tej ai shprehet se është i lumtur që nuk u shmang kjo situatë, pasi sipas tij asnjë lloj kompromisi me shantazh dhe me presion nuk shkon më.
“Politika të bëjë punën e vetë, s’ka punë as biznesmeni as i forti në politike. Kushto që e ka atë problem duhet ta zgjidhë.”- tha Manjani.
I pyetur se pse Meta nuk veproj si në herën e parë kur dorëzoi imunitetit për t’iu nënshtruar hetimit, Manjani ndërsa thekson se çdo kush duhet të përballet me Prokurorinë dhe me ligjin i cilëson këtë rast si përballje me intriga dhe histori kafenesh
“Me Prokurorinë dhe me ligjin kushto duhet që të përballet. Këtu është ftesa të përballesh me intriga dhe histori kafenesh.”- tha Manjani
Gjithashtu ai nuk i sheh akuzat e Doshit si një problem i LSI, apo për Metën
“Problemet duhen trajtuar aty ku janë, Doshi nuk ka qenë dhe nuk do jetë problem i LSI dhe i Metës. Kemi përshëndetur PS për hapin e ndërmarrë për dekriminalizimin dhe largimin e Doshit.”- tha Manjani i cili shton se “Nuk më intereson se çfarë thotë Doshi. Ka pasur një histori shantazhimi me Partinë e tij që e zgjidhi, partia e tij e largoi.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com