Akuzat e FA, Topi:Nëse do kishim
shtet, Imami do mendonte fatin e tij

Akuzat e FA, Topi:Nëse do kishim<br />shtet, Imami do mendonte fatin e tij
TIRANË - Debati që ka përfshirë së fundi forcat politike për pretendimet e përfshirjes së infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës, nuk ka lënë jashtë dhe ish presidentin Bamir Topi, njëherësh kreu i Frymës së Re Demokratike, i cili ka kritikuar ashpër akuzat e ngritura nga Partia Demokratike.

Nga mbledhja e Asamblesë të Frymës së Re Demokratike, Topi tha se nëse Shqipëria do të kishte shtet të fortë, ish ministri Imami, i cili ka qenë i pari që ka bërë publike këto akuza, “duhet ta ketë menduar mirë fatin e tij politik dhe juridik”.

Ai tha se ka informacion që në vendet anëtarë të NATO-s “qarkullon fjala për këto akuza ndaj Forcave tona të Armatosura”.
 
“Vetëm pak ditë më parë akuzohen FA për përfshirje në trafik droge. Ai që e ka bërë këtë akuzë, nëse Shqipëria do të kishte shtet, duhet ta ketë menduar mirë fatin e vet politik dhe juridik. Fakti që e bën, në Shqipëri sigurisht që ndër vite ka qarkulluar drogë dhe qeveritë i dinë shumë mirë përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë punë, sepse gjithçka zbardhet nga pikat e kontrollit të vendeve fqinj. Akuza zgjati vetëm në disa orë, sepse pas disa orësh e panë gabimin që bënë, akuzuan FA, ata që na kanë mbuluar shumë defekte që kemi pasur si shtet, duke shërbyer në lufta dhe duke qenë pjesa e krenarisë tonë kombëtare. T’ia bësh këtë akuzë për të pasur komoditetin e karriges….ajo që unë kam si informacion me shumë trishtim, qarkullon fjala në vendet anëtarë të NATO-s për këtë situatë, ku akuzohen FA për trafik droge. Unë do t’i drejtohesha institucioneve të ligjit të bëjnë ç’është e mundur ta trajtojnë në mënyrë objektive konform standardeve përgjegjshmërinë e këtyre deklaratave”, tha kreu i FRD-së.

TOPI SULMON NDRYSHIMET E KUSHTETUTES NE 2008-ën
Ish-Presidenti dhe kreu i FRD-së, Bamir Topi ka sulmuar ndryshimet Kushtetuese që u bënë në vitin 2008, nga një marrëveshje mes Sali Berishës, ish-kreu i PD-së dhe kryeministrit aktual Edi Rama.

Sipas tij, ndryshimet në Kushtetutë kanë sjellë që sot të kemi këtë parlament të sotëm. Topi tha se, reagimi i tij i atëhershëm për këto ndryshime nuk ishte i tij personalisht por i institucionit ku ai ishte në krye.

Për kreun e FRD-së, këto ndryshime ende nuk dihet nëse kanë sjellë rezultate të mira apo jo. Ai tha se, këto ndryshime në Kushtetutë u bënë nga dy njerëz që nuk kishin asnjë marrëdhënie shoqërore, por nga dy njerëz që ranë dakord për ti bërë.
 
"Për shkak të atij vendimim të 6 viteve më parë sot ky shtet është gjtihmonë dhe më i dobët, shembujt janë pa fund. Sot është e vështirtë të dallosh cila është mazhoranca, cila është opozita. Mazhorancë, e cila vjen në pushtet pas kaq vitesh dhe pas kaq muajsh ende s’ka filluar punë. Mbas kaq vitesh prezanton probleme që duhet t’i bënte një opozitë, por qëndron e kompleksuar nga pushteti i djeshëm, i cili në këndvështrimin tim ka shumë faje mbi supe. Është çështje e tyre nëse është faj kolektiv i opozitës sot, apo i një individi. Nuk ka shpresë më me disa lloj politikanësh në Shqipëri, mbasi kanë rregulluar punët e tyre rikthehen prapë për ti bërë punët corapë. E kanë kthyer parlamentin në institucion të gallatës. Në cfarëdolloj niveli dëgjon të njëjtën gjë. Ajo që konsumohet në Parlament, konsumohet për të stukuar, për të riparuar në sipërfaqe plagët që ka sot politika shqiptare, një politikë kundër shtetit dhe kundër qytetarëve. Kanë bërë c’kanë bërë, askush s’ka frikën e ligjit, sepse ndryshimi i kushtetutës 6 vite më parë ka bërë të mundur që të bëjnë gjithcka dhe të mos ndëshkohen për asgjë", - u shpreh ish-presidenti Bamir Topi.

Redaksia online
(Gre.M/ac/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit