Akuzat e gjeneralëve
dhe mbi reklamat e Imamit
Pas misterit të shkarkimit të tre gjeneralëve të forcave të armatosura shqiptare, dekretuar pa asnjë motivim nga Presidenti i Republikës Nishani, mund të fshihet një konflikt mes Gjeneralëve dhe Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe menaxhimit të bilanceve të ministrisë dhe forcave të armatosura
TIRANE- Pas misterit të shkarkimit të tre gjeneralëve të forcave të armatosura shqiptare, dekretuar pa asnjë motivim nga Presidenti i Republikës Nishani, mund të fshihet një konflikt mes Gjeneralëve dhe Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe menaxhimit të bilanceve të ministrisë dhe forcave të armatosura. Sot në konferencë për shtyp tre gjeneralët, Sandër Lleshi, Abaz Lleshi dhe Dhori Spirollari, bënë disa aluzione për shpërdorim të forcave të armatosura nga ana e ministrit dhe për një deficit të krijuar në buxhetin e ministrisë.
Midis shpenzimeve të pajustifikuara dhe të dyshimta të ministrisë së Mbrojtjes janë me siguri edhe milionat e eurove të fushatës së reklamave që ministri Arben Imami ka përdorur në këto vite për të kompensuar heshtjen e disa televizioneve mike.
Sipas një denoncimi të bërë në Shtator të vitit të kaluar nga Eduard Shalsi, Ministria e Mbrojtjes kishte shpenzuar për spote publicitare në vitet e fundit deri në 2012 nga 2 deri në 2.5 milionë dollarë. Vetëm për 100 vjetorin e Repartit Ushtarak nr. 6660 ka paguar spote poblicitare kompaninë Promo në pronësi të Eduard Frangajt, vëllai i pronarit të TV Klan që i ka transmetuar spotet, një vlerë prej 31.070.000 lekë në datë 03.07.2012, e cila është ekuivalente e 227 mijë euro.
Por pavarësisht denoncimit publik të Shalsit, Imami ka vazhduar strategjinë e tij që e ka çuar në konflikt me tre gjeneralët. Dhe kështu në javët e fundit, menjëherë para fillimit të fushatës zgjedhore nis një fushatë tjetër publicitare super e shtrenjtë në disa televizione: disa qindra mijëra euro për të reklamuar çfarë? Praninë e ushtrisë shqiptare në Afganistan, blerjen prej hollandezëve të tre motobarkave dhe çmontimin e armëve. Tre spote shumë të shtrenjta (dhe të panevojshme) të përdorur për të bërë propagandë zgjedhore para fillimit të fushatës së vërtetë. Një shpërdorim i fondeve publike, në kohën kur mungojnë paratë edhe për të paguar në kohë rrogat e punonjësve të administratës publike dhe të vetë ministrisë së Mbrojtjes
Më pas Shalsi tregoi me fakte se si duke përdorur repartet ushtarake për të paguar spotet, Imami i ka dhënë kompanisë Promo rreth 2.5 milion dollarë.
“Ushtria që nuk kishte mjetet minimale për të ndihmuar dhe kontribuar për fikjen e zjarreve na paska mijëra e miliona dollarë para për të shpenzuar për reklama. Dhe me e rëndësishmja: si shpjegohet që të gjithë këto mijëra dollarë shkojnë vit pas viti tek një dhe vetëm një agjenci prodhimi Promo shpk e më pas tek një televizion? Dhe rastësisht valle kjo agjenci dhe ky televizion janë brenda të njëjtës familje, dhe praktikisht vëllezër? Kjo është arsyeja se pse Arben Imami i trembet kontrollit parlamentar. Nuk duan që shqiptarët të mësojnë të vërtetën,” tha Shalsi.
SHIFRAT E PSReparti 6660- 2012- 300 000 dollarë
Reparti 4300- 2007- 235 000 dollarë
2008- 115 000 dollarë
2009- 385 000 dollarë
2010- 30 000 dollarë
2011- 700 000 dollarë
2012- 700 000 dollarë
(Foto: Faksimile e shpenzimeve per reklamat )
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49