Akuzat e kompanisë koncensionare EMS-APO, reagon Autoriteti Portual i Durrësit: Në asnjë moment nuk i është cënuar kontrata

Akuzat e kompanisë koncensionare EMS-APO, reagon Autoriteti Portual i Durrësit: Në asnjë moment nuk i është cënuar kontrata

Porti i Durrësit

TIRANË- Autoriteti Portual i Durrësit ka reaguar pas akuzave të kompanisë koncesnionare EMS-APO se Autoriteti Portual ka ndërhyrë me forca policie për t’i pezulluar aktivitetin e saj tregtar. Në një deklaratë për mediat, Autoriteti Portual thotë se në asnjë moment kompanisë koncensionare EMS-APO nuk i është cenuar kontrata, por kanë kërkuar ushtrimin e të drejtës së kalimit për të aksesuar në sipërfaqe të një kantieri për zhvillim të miratuar me Ligj nga Kuvendi.

Autoriteti Portual thotë se dënon me forcë qëndrimet tërësisht abuzive të përfaqësuesve të koncesionarit EMS-APO në disa media kombëtare, në përpjekjen për të intimiduar dhe penguar zbatimin e planeve të sigurisë dhe të administrimit portual në Portin e Durrësit.

Autoriteti Portual thotë se EMS-APO po abuzon me informacionin në përpjekje për të mbuluar faktin se është një prej shoqërive me performancën më të dobët ne Portin e Durrësit, e cila ka vendosur të maksimizojë fitimin e saj përmes konflikeve me Autoritetin Portual, duke kërcënuar me padi dhe arbitrazhe.

Njoftimi i plote

Autoriteti Portual Durrës shpreh indinjatën e thellë dhe dënon me forcë qëndrimet tërësisht abuzive të përfaqësuesve të koncesionarit EMS-APO në disa media kombëtare, në përpjekjen për të intimiduar dhe penguar zbatimin e planeve të sigurisë dhe të administrimit portual në Portin e Durrësit.

Nënvijëzojmë faktin se institucionet shtetërore në asnjë moment nuk kanë cënuar gëzimin e qetë dhe të plotë të kontratës nga ana e EMS-APO, dhe as veprimtarinë e saj operacionale, por kanë kërkuar ushtrimin e të drejtës së kalimit për të aksesuar në sipërfaqe të një kantieri për zhvillim të miratuar me Ligj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Përtej pretendimeve të pavërteta të shoqërisë EMS-APO, Autoriteti Portual ka marrë masat e nevojshme për vijimësinë e aktivitetit ditor të të gjitha terminaleve portuale, përfshirë dhe terminalin lindor, duke përmirësuar planet e sigurisë dhe planet e rregullimit të brendshëm të qarkullimit në port. Duke konsideruar fluksin e madh të pasagjerëve dhe mallrave që përpunohen në Durrës në këtë periudhë, është sigurisht e nevojshme që të ketë rritje të masave të sigurisë, masa për të cilat janë informuar përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare.

Për më tepër është lehtësisht e vërtetueshme se aktiviteti i përpunimit të mallrave në Terminalin Lindor ka vijuar sot normalisht dhe pa pengesa, ku janë ngarkuar 14.000 tonë mall krom. Fakt ky i vërtetuar me pamje nga dronët tanë të cilët monitorojnë mbarëvajtjen e proceseve, si dhe nga pamjet satelitore të disponueshme nga ASIG.

Qëndrimet refuzuese dhe penguese të shoqërisë EMS-APO nuk gjejnë arsyetim apo mbështetje as në veprimtarinë operacionale dhe as në performancën e saj ekonomike, duke mos përmbushur, në mënyrë të përsëritur, planet e propozuara nga vetë shoqëria në kontratën koncesionare.

EMS-APO po abuzon me informacionin në përpjekje për të mbuluar faktin se është një prej shoqërive me performancën më të dobët ne Portin e Durrësit, bazuar në fakte e në shifra, e cila ka vendosur të maksimizojë fitimin e saj përmes konflikeve me Autoritetin Portual, duke kërcënuar me padi dhe arbitrazhe.

APD siguron të gjitha palët e interesuara se ne veprojmë në konformitet të plotë me ligjin dhe nuk do të lejojmë EMS-APO, dhe asnjë kompani tjetër, të njollosë procese transparente dhe operacionale të Portit, për të mbuluar paaftësinë e stafit të saj menaxhues.

Ndodhur në këto kushte, dhe pavarësisht vullnetit të mirë të autoriteteve shtetërore, është evident fakti se EMS-APO vijon të dëshmojë një mungesë të plotë vullneti për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse si dhe ka ndërmarrë veprime të qëllimshme me synim përfitime nga vendime gjyqësore eventuale.

Për më tepër, në kushtet ku, gjatë aktivitetit koncesionar janë konstatuar në mënyrë të përsëritur një numër i gjatë shkeljesh të parashikimeve kontraktore, qendrimet dhe veprimet e sotme penguese nga shoqëria EMS-APO e bëjnë atë një subjekt aspakt të besueshëm për zhvillimin e sektorit portual në Shqipëri.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 30/07/2023 09:46

    Lufta e drejte e APD eshte pasoje e maskarallekut ekonomik te koncensioneve dhe PPP ,si deshtimi me i madh ekonomik ne dem te shtetit dhe ngopjen e felliqsurave politike qe i kane nenshkrusr.Populli e ka kuptuar we ne sherbime me koncensionet eshte vjedhur paraja e popullit duke paguar ne arbitrazhe per keto kompani mafioze qe mbushin xhepat e ministrave dhe kurre nuk jane korrekt me kontratat . Qerojini nga porti mafiozet e koncensioneve dhe SPAKU te coje ne burg ministrat hahdut te kujdo force politike qofshin.Mjaft e vodhet kete popull o bandit per 32 bjet dhe e kate ne fukaralkek.Zoti nje dite fo ju ndeshkoj rende po nuk veproi drejtesia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!