-
Durrës/ Anija me mbetje ende në radë, Prokuroria sqaron vonesat: Derisa të sigurohen kushtet e duhura! Kërkesë disa institucioneve që të vënë në dispozicion laboratorë për analizat
Anija me mbetjet e dyshuara të rrezikshme në Portin e Durrësit do të vijojë të qëndrojë në radë, ndërsa pritet që të nisin procedurat për ankorim në Port. Prokuroria e Durrësit ka dalë me një njoftim, ku sqaron se anija do qëndrojë në radë deri kur të sigurohet vendi i përshtatshëm për ankorim.
1 Nëntor, 14:20 -
APP konfirmon zyrtarisht: Tenderi i Portit të ri Tregtar në Porto-Romano u anulua sepse nuk pati asnjë ofertë të përshtatshme!
Tenderi për Ndërtimin e Portit të Ri Tregtar të Integruar në Porto-Romano u shpall në fund të muajit Korrik. Data e Zhvillimit të tij ishte përcaktuar 16 shtatori. Edhe pse në garë janë paraqitur disa oferta, Autoriteti Portual i Durrësit i ka skualifikuar të gjithë duke gjykuar se asnjëra prej tyre nuk përmbushte kushtet e kërkuara
11 Tetor, 17:07 -
Fluksi i madh i udhëtarëve, nga nesër tragetet e linjës Durrës-Bari nisin lundrimet e dyfishta! APD: Do të jenë 20 pika kontrolli dokumentesh
Duke nisur nga dita e enjte (21 dhjetor), tragetet e linjës Durrës-Bari nisin lundrimet e dyfishta për të përballuar fluksin e lundrimeve.
20 Dhjetor 2023, 10:07 -
Akuzat e kompanisë koncensionare EMS-APO, reagon Autoriteti Portual i Durrësit: Në asnjë moment nuk i është cënuar kontrata
Autoriteti Portual i Durrësit ka reaguar pas akuzave të kompanisë koncesnionare EMS-APO se Autoriteti Portual ka ndërhyrë me forca policie për t’i pezulluar aktivitetin e saj tregtar. Në një deklaratë për mediat, Autoriteti Portual thotë se në asnjë moment kompanisë koncensionare EMS-APO nuk i është cenuar kontrata.
30 Korrik 2023, 08:36 -
Anulohet udhëtimi i sotëm Durrës-Ankona, Autoriteti Portual njofton pasagjerët për mundësitë që kanë
Porti i Durrësit njoftoi të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin drejt Ankonës (Itali) pasditen e sotme se ky lundrim nuk do të realizohet për shkak të një problemi që ka pësuar trageti “AF MARINA”.
24 Gusht 2022, 11:36 -
Udhëtarët të kënaqur pavarësisht fluksit në Portin e Durrësit: Nuk prisnim të mbaronim kaq shpejt
Ndërsa dita e sotme ka shënuar fluksin më të lartë të mbërritjeve në portin e Durrësit gjatë sezonit turistik, qytetarët thonë se megjithatë nuk kanë hasur problemet me pritjen në radhë.“Në sportele nuk pati probleme, vetëm se pati trafik për ngarkimin. Në
7 Gusht 2022, 13:27 -
Fluks në Portin e Durrësit, Report Tv sjell VIDEO nga radhët e gjata të makinave
Report Tv sjell video nga fluksi në Portin e Durrësit. Në video shihet sesi automjetet presin në radhë të gjata, ndërsa mësohet se Porti po punon me kapacitete të plota, ku janë vënë në dispozicion 26 sportele.
7 Gusht 2022, 12:41 -
Fluks dhe radhë të gjata në Portin e Durrësit, deri më tani kanë mbërritur 4 tragete nga Bari e Ankona, gjithsej 5480 pasagjerë dhe 1065 makina (VIDEO)
Porti i Durrësit ka regjistruar një fluks të lartë të mjeteve dhe pasagjerëve që po vijnë në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Vetëm sot kanë mbërritur 4 tragete, 3 nga Bari dhe 1 nga Ankona. Gjithsej, 5480 pasagjerë dhe 1065 makina. Në mbrëmje priten edhe 2 tragete të tjerë nga Bari, me 4000 pasagjerë dhe 1000 automjete.
7 Gusht 2022, 11:55 -
Situata nga moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit njofton pasagjerët: Dy tragete do të nisen tre orë më herët! Nesër mbyllet përkohësisht porti i Barit
Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pasagjerët se për shkak të motit të keq që do të përfshijë detin Adriatik, dy tragete do të nisen 3 orë më herët
21 Shkurt 2022, 12:59 -
Ekonomi
Hapet tenderi për projektin për transferimin e përpunimit të mallrave në Porto Romano! Gara mbyllet në 9 korrik me fond 9.3 mln €
Është hapur këtë të enjte gara për hartimin e projektit për transferimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave nga Durrësi në Porto Romano. Tenderi vjen pak muaj pas marrëveshjes me Emiratet Arabe për ta kthyer portin aktual të Durrësit në port jahtesh luksoze, për qëllime turistike.
10 Qershor 2021, 16:04 -
Përkeqësimi i motit, pezullohen lundrimet në Portin e Durrësit në drejtim të Barit
Përkeqësimi i motit ka bërë që të pezullohen lundrimet në Portin e Durrësit, në drejtim të Barit (Itali). Të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia, e cila i ka anuluar lundrimet. Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit.
28 Dhjetor 2020, 21:58