Akuzat e LSI,Çako:Jam në krye
të detyrës, Policia e depolitizua

Akuzat e LSI,Çako:Jam në krye<br />të detyrës, Policia e depolitizua
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka reaguar pas deklaratave të LSI që e fajësojnë për rastet e dhunës ndaj anëtarëve të kësaj force.
 
Çako është shprehur sot se ai nuk merret me akuzat dhe se organi që ai drejton është i depolitizuar.
 
"Unë jam Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit për Policinë e Shtetit, Kodit Zgjedhor dhe të gjithë akteve të tjera normative, jam autoriteti i drejtimit administrativ-ekzekutiv dhe operacional i Policisë së Shtetit, por jo lider i subjekteve politike.
Në mënyrë kategorike nuk më lejohet të prononcohem, pavarësisht nga korrentet politike apo edhe interesat e caktuara të tyre.
 
Përveç faktit që jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar me ligj, jam në krye të detyrës, do të vazhdoj të jem në krye të detyrës, përsa kohë jam duke e zbatuar atë me përpikmërinë maksimale, dhe jam duke ndjekur që të gjithë procesin zgjedhor.
 
Policia e Shtetit sot është një nga institucionet e besueshmërisë më të lartë në sigurimin dhe menaxhimin e këtij procesi i cili monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, por edhe të detajuar nga qendra në bazë dhe në të gjitha strukturat vendore, nga të gjithë aktorët dhe faktorët dhe sidomos partnerët ndërkombëtarë nga OSBE-ODHIR-i, pranë Drejtorive vendore dhe strukturave të tjera të Policisë që janë të atashuar.
 
Por dhe në çdo veprim procedurial dhe hetimor, transparenca e Policisë është maksimale, i përcillet informacion në kohë rekord të gjithë parterëve tanë, misioneve të huaja që monitorojnë Policinë e Shtetit, por njëkohësisht jemi në një bashkëpunim dhe në një bashkërendim të jashtëzakonshëm me Prokuroritë respektive të Rretheve Gjyqësore dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, sigurisht për çdo veprim të kryer nga Policia”, 
është shprehur Çako.

Dhuna në Pukë e Fushë Krujë LSI: Të shkarkohet Haki Çako
Pas dhunës së ushtruar dje ndaj koordinatorit të LSI në Fushë Krujë, Blerim Çela dhe kryetares së LSI Sajmira Laçi dhe kryetares së LSI, Pukë Romina Kuçi, Luan Rama kërkoi shkarkimin e Haki Çakos.

Luan Rama shtoi se kjo situatë e rënduar vjen si pasojë e thirrjeve të kryeministrit Rama që policia të marrë pjesë në fushatë.

Meta:Kjo që ndodh është normale me policinë e Haki Drogës
Ndërsa ish kreu i LSI Ilir Meta e cilësoi Drejtorin e Policisë së Shtetit si Hakiun e Drogës dhe tha se kjo situatë është normale përderisa ai vijon të jetë në krye të këtj institucioni.

Presidenti i zgjedhur Meta gjatë bashkëbisedimit me Nora Malaj dhe koordinatorin e LSI tha se kjo është normale derisa drejton Haki Çako.

Meta:Ku ta zunë pritën ata të Rilindjes?

Koordinatori i LSI:Te zyrat e LSI

Malaj:Hyri një djalë i armatosur drejtoi armën dhe gjuajti me levë

Meta:Policia e Shtetit, Policia që duam, Policia e Krimit

Malaj:I armatosur burri botës, në mes të ditës, mund të më kishte ndodhur edhe mua

Meta:Normale derisa krimi të ketë Haki Çakon atje, Hakiun e drogës, me qetësi do ta marrin përgjigjen
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!