Akuzat e LSI, reagon Çako: Kanë
emocionet dhe ethet e fushatës

Akuzat e LSI, reagon Çako: Kanë<br />emocionet dhe ethet e fushatës
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka reaguar për herë të parë për akuzat e LSI, konkretisht nga Luan Rama dhe Monika Kryemadhi për përfshirje të policisë në fushatën elektorale.
 
I pyetur nga Report Tv, Çako u shpreh se i mirëkupton deklaratat në kushtet e temperaturave dhe etheve të fushatës.
 
Policia është e angazhuar në zbatimin e ligjit në përputhje me kushtetutën. Mirëkuptoj cdo subjekt të caktuar që në emocionet e veta dhe kushtet e etheve dhe temperaturave të fushatës ka shprehjet edhe të drejtat e veta’ deklaroi ai.
 
Pak ditë më parë Monika Kryemadhi deklaroi se nuk frikësohemi nga falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako.
 
Ndërsa pas padisë së  policisë për Elez Gjozën, Luan Rama deklaroi se Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë

Zgjedhjet e 25 qershorit, me apo dëshirën e Haki Çakos apo atyre që e komandojnë pa dijeninë e Ministrisë së Brendshme do t’i fitojë LSI, do t’i fitojnë qytetarët shqiptarë” tha ai. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro