I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe sa i takon fjalës së mbajtur nga kreu i shtetit në Forumin Evropian Alpbach 2014. Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se Nishani është i pari president që sulmon qeverinë edhe jashtë vendit.
 
Deputeti socialist thotë se Nishani është njësoj si PD, por kjo e fundit ka legjitimitetin se është në opozitë.
 
 
“Turp e faqja e zezë!! Nishani është i pari President në 23 vjet qe sulmon Qeverinë e vendit të tij jashtë vendit!! Njësoj si PD, por ajo legjitimohet se është në opozitë!! Po ky? Nuk përfaqëson unitetin e vendit! I mbaruar!”, shkruan Braçe në Facebook.
 

brace ne fb



















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)