Një ditë më parë kreu i shtetit Bujar Nishani nga Austria nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë “Rama”, duke i cilësuar qëndrimet e saj si autoritare. E ndërsa sot ka marrë përgjigjen nga kryeministri Edi Rama.
“E thënë nga një anëtar i vjetër i PD-së ka absolutisht besueshmëri dhe mjafton t’i referoheni PD-së në qeveri e PD-së opozitë për të kuptuar sa e vërtetë është kjo që ka thënë Presidenti”, ka thënë shefi i qeverisë.
“Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave”, tha presidenti Nishani në Forumin Europian “Alpbach 2014”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO