Akuzat e opozitës dhe artistëve! Lleshaj: Nuk vendosi policia për shembjen e Teatrit! Turp, bërtasin ata të 21 Janarit

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas akuzave të opozitës dhe grupit të artistëve dhe aktivistëve për sjelljen e policisë në momentin e shembjes së Teatrit Kombëtar. Lleshaj thotë se nuk vendos policia për shembjen apo ndërtimin e teatrit, por zbaton vetëm ligjin dhe jo urdhra politikë si në kohën e qeverisë së kaluar të Berishës, që i kujton edhe 21 janarin.

"Po. Tek policët qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm.Oficerët e policisë mbajnë në uniformë simbolet e Republikës, kanë atributet e zbatuesit të ligjit, kanë përgjegjësi dhe mbrojtje të veçantë ligjore. Për këtë arsye, tek ata duhet ta shohim Ministrin, madje edhe më shumë duhet të shohim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit e tjerë të saj. Edhe shoqëria jonë mund të shohë tek polici diçka nga vetja. A nuk janë ata, në fund të fundit, një pjesë e saj? A nuk edukohen ata në familjet tona, në shkollat tona, në forumet tona publike? Unë për vete e kam pranuar këtë sfidë të identifikimit edhe me policët e Shqipërisë. Dhe nuk jam zhgënjyer prej saj. Përgjatë një viti tektonikash politike dhe gjeologjike, por edhe gjatë muajve të një flame që gjunjëzoi planetin, ata kanë qëndruar në këmbë, në shërbim. Të heshtur, profesionistë, patriotë, trima, humanë, plot privacione dhe probleme, modestisht të trajtuar ata kanë mbajtur barrë të mëdha për të gjithë ne.

Kur të gjithë sistemoheshin në këndet e shtëpive të tyre, për të ndjekur nga TV “ndeshjen” e radhës të politikës së rrugës, ata rreshtoheshin përballë batareve të molotovëve dhe kapsollave, kur të gjithë interesoheshin për më të dashurit e tyre gjatë tërmetit, ata kujdeseshin për të tjerët, kur të gjithë mbylleshin në shtëpi me familjen për t’iu shmangur valës së pandemisë, ata ishin në zemër të vorbullës së saj. Ata e lënë përherë familjen, kur të tjerët rendin drejt familjeve të tyre në ditë të vështira. Pavarësisht kushteve, ata kanë arritur të sigurojnë parametra të sigurisë dhe rendit publik, që janë më të mirat në historinë e vendit dhe shumë pranë mesatareve europiane; kanë arritur të fshijnë njolla të mëdha nga portreti i Shqipërisë; kanë kontribuar thelbësisht që vendi të bëjë hapa të rëndësishëm drejt Europës.

Dhe në fakt janë po ata që kanë qenë edhe dje edhe pardje.  Megjithatë diçka ka ndryshuar. Rrënjësisht. Dhe Policia e Shtetit ka funksionuar. Plotësisht. Dhe një ndër arsyet themelore për këtë është fakti se ajo nuk vepron me urdhra, por vetëm me ligje. Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi. Në fakt, policia sot nuk merr urdhra për veprimet e saj operacionale. Jo. Ministri i Brendshëm nuk jep urdhra për veprimet operacionale. “Urdhri” i saj i vetëm është ligji, përballë të cilit ajo duhet të jetë thjesht e verbër, për të mos bërë interpretime të tipit: ky është me rëndësi, ky është përtej ligjit, ky është mbi ligjin, ky është vetë ligji, ky është antiligji. Atë ditë që ne do t’i kërkojmë policisë që të bëjë vetë interpretime të ligjit, atë ditë vendi nuk ka më ligj. Nga ana e tij, Ministri kujdeset që, së pari të japë me shembullin e tij një model të mirë të ushtrimit të përgjegjësisë publike, së dyti që policia të udhëhiqet drejt një kursi transformimi dhe modernizmi dhe, së treti, që ajo të mbikqyret gjatë plotësimit të misionit të saj ligjor në përputhje me interesin publik, ligjet dhe Kushtetutën.

Ka pasur këto ditë disa “skifterë” të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë. Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojnë me kapitullin e thirrjeve për revolucion e gjak, kalojnë paturpësisht tek ai i të drejtave të njeriut. Bërtasin si shpirtra të këqij për të drejtat e veta edhe përballë policëve, a thua se këta të fundit nuk janë njerëz, nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta. Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grimë turp e asnjë grimë humanizëm, kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pa Zot. Njëri prej këtyre shprehej edhe kundër Ambasadës së SHBA, kinse ajo nuk paska mbajtur qëndrimin e duhur për shembjen e teatrit dhe ankohej se Amerika interesohet për vijimësinë e Shtetit Shqiptar!! Po! Fatkeqësisht po! Shqetësimi i tij ishte vijueshmëria e Shtetit Shqiptar. Në të vërtetë, shqiptarët i janë përjetësisht mirënjohës Amerikës, pikërisht për këtë qëndrim “të ngurtë” dhe që nuk ndryshon kurrë, në mbështetje të vijimësisë së Shtetit Shqiptar, tashmë pjesë edhe e NATO-s.

Përgjatë tri dekadave të fundit ka pasur shumë tentativa për ta ndërprerë këtë vijimësi shtetërore, për t’i rrëzuar institucionet në emër të demokracisë. Kjo lojë tinëzare, e veshur me një mantel të rremë sloganesh “demokratike”, për fat të keq, ka dhënë edhe rezultate katastrofike. Vijueshmëria e Shtetit Shqiptar, që në terma konkrete është vijueshmëria e institucioneve të tij, është interesi kombëtar numër një i shqiptarëve. Kontributi maksimal e pa kushte për këtë është detyra e çdo shqiptari, polici, ministri, kryeministri a presidenti. Policia e Shtetit e ka kryer këtë detyrë shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk është tërhequr, dhe as nuk është stepur përballë tentativave të rrezikshme kundër institucioneve të Shqipërisë. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe më mirë, ndonëse ka po ata policë, që dikur edhe nuk kanë mundur ta bëjnë siç duhet detyrën e tyre. Ka jo pak vetë që pyesin se si është e mundur kjo? Si është e mundur që të njëjtat struktura, me të njëjtit njerëz, që dikur shpërbeheshin, sapo të fillonin goditjet e para nga grupet e keqpërdorura, sot funksionojnë dhe bëjnë detyrën, pa tejkaluar kompetencat ligjore dhe pa derdhur gjak shqiptari? Është e thjeshtë përgjigja. Sot ata munden pikërisht sepse urdhrat nuk i marrin nga partia nëpërmjet ministrit, por nga Shqipëria nëpërmjet ligjit" tha Lleshaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 20/05/2020 17:39

    Më duket intervenimi i policis ishte jashtzakonisht i rrept , kjo vetëm nxit urrejtje te populli ndaj qeveris

    Përgjigju
  • Pencionisti: 20/05/2020 00:27

    Policet qe ushtruan dhune ndaj PROTESTUESVE nuk Jane police Jane militante te RILINDJES te veshur Me uniforme policesh

    Përgjigju
  • Piseisti: 20/05/2020 00:24

    Z LLESHAJ POPULLI KA PER TA SHTYPUR KOKEN SI ATIJ QYTETARIT QE PARAQITET NE FOTO KU POLICET E TU PO I SHTYPIN KOKEN NJE QYTETARI

    Përgjigju
  • Seldi: 19/05/2020 16:42

    Zoti minister,un habitem me durimin e madh te atyre policeve dhe vertet i pergezoj.Te vij te me shaj nga nena,motra e fisi nje plere kur un po bej punen per te fitu buken e gojes dhe rreziku jeten,un do kisha nxjer pistoleten nga brezi dhe do jua kisha numeru ne lule te ballit plumbat.Ja beja un nenen,motren,grun dhe vajzen.Nuk kuptoj pse pezulloni policet kur para dy ditesh ne Gjermani pam policine qe i vinte shqelmin mbi koke dhe pranga protestuesve.Mendoni se ministri gjerman i ka pezulluar ato polic?Jo zoteri,dhunes i pergjigjesh me dhune,shqelmin ne koke dhe dru sic ben policia ne gjith europen dhe ne amerike.

    Përgjigju
  • Konjak: 19/05/2020 14:37

    Zoteri minister LLeshi , nuk besojse populli ka nevoje per ti treguar se c'eshte policia , c'detyra ka ajo , sa i rendesishem eshte rendi e te tjera si keto . Keto i di c'do femije , sa merr formimin fillestar , e jo me te tjeret , qe punojne e jetojne me shpirt nder dhembe , pikerisht nga ju dhe sera juaj . Dukesh se e mban veten per idhull , prandaj na porosit , qe ti shohim policet sikur te ishe zotrote . Mos i hifte vetia ne qef, nje lloj njeriu se fryn e c'fryn , sikur te ishte ariu .Popullin, atdheun, shtetin , c'do njeri i mire , i ka ne balle te gjese , i ka idhull , i mbron me djerse dhe me gjak .Harroje se mund te te quajm idhull , jeni nje punonjes i pushtetit , te beni detyren , te mbroni interesat e popullit , per te cilat mirpaguheni .Policia , se bashku me ju , nukse jeni dajak , per te perdorur ne kurriz te popullit , jeni nje force e mirpaguar , per te mbrojtur shendetin dhe pasurine e popullit , dhe jo ti hiqni zvarr ata , kur beni pune te zeza .Nuk eshtese ju akuzon kush per shkaterrime , por akuzoheni per dhun ndaj protestuesve paqesor . Ne tubim, mundet te ket edhe te pa formuar ose kriminal , pikerisht keta jane subjekt qe policia mund ti dhunoj , per te mbrojtur rendin ligjin , dhe ne kete rast , mir bejne .Kush nuk e perkrah , rendin , policine , persa kohe ajo eshte ne interes te saj , por kur kercet dajaku ne kurrizin e popullit , per interesat djallezore tuajt , mos prit respekt .Mir do benit , te mos hiqeni sikur i dini te gjitha ,leni kapardisiet , mos merni poza sikur jeni i ngarkuar ngjer ne dhembe me pune te medha , qe i dini vetem ju .Sigurisht , i lutemi zotit qe me ne fund doli nje kuader nga , kudiune se ku , e na shpetoi shtetin , se desh e beme cope, keto 30 vjet, Shihe se ku e con marrezia birbon .

    Përgjigju
  • Ropt ku ti keni qe nuk postoni komentin tim: 19/05/2020 13:54

    Edhe motrat gjithashtu

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 19/05/2020 13:27

    O mjeshtra te fjales dhe te vepres,gjeneral leshi,lleshi nuk eshte i pagabueshem dhe sigurisht si ushtarak karriere ka bazamentin e te qenit vetvetja dhe betimin para flamurit e ka bere e nenshkruar si shqiptar i ndershem. Por krahasimin me neritanin e perkedhelur te ppsh qe shpetoj bllokun komunist ne qender te Tiranes ketu e 30 vjet me pare,populli nuk e ka harruar si sherbestar i politikaneve te degjeneruar deri ne instalimin e klikes pozite-opozite aktuale;ministri aktual I brendeshem po mban nje barre te rende qe do te respektohet pasi te mos jete jo minister i brendeshem por ne asnje funksion politik e ushtarak. Dredhia e pushterve te pushtetit dhe te te ashtuquajturve opozite mund ta vrasin dhe eleminojne gjeneralin jo vetem virtualisht,po kurre nuk do ti ulin pergjegjesine si minister e shqiptar ketij burri shqiptar.

    Përgjigju
  • Alb: 19/05/2020 12:46

    Hajde llesh pergatit fjalime se mbi ty do bjer i pari gjith mellefi popullit mos sot neser ty do te bejn kurban per politiken po askujt sdo i vij keq per nje cerr te rames qe ben gjithcka dhe popullin e vet terrorizon.

    Përgjigju
    • Mirditor: 19/05/2020 17:55

      MOS HARRO GËRDECIN, 21 JANARIN, 1997-TËN, RRUGEN E KOMBIT FONDET, E SA E SA PLOT. GJITHSESI PUSHTETARET JAN TË GJITH VETEM PËR HALLET E VETA.

  • Niko: 19/05/2020 12:32

    Z. Minister i Brendshem, ta tha mbreme shume bukur Neritan Ceka tek OraNews. Te tha qe edhe mercenaret mirditore te Ali Pashes nuk i bindeshin atij kur ky i kerkonte te vriste civil te pambrojtur sempre mirditoret kishin dinjitet. Ata i jepnin shpata kundershtareve dhe vetem me pas parballeshim me ta, pra ne kushte te barabarta.

    Përgjigju
    • e majta: 19/05/2020 13:08

      Neritan Ceka cfar turpi si tha i vrafte zoti ata qe shkojne votojne, me Neritanet nuk shkohet as ne hale jo te tregosh civilizim.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë