Akuzat e PD/ ARRSH nxjerr shifrat krahasuese: Pjesa e Unazës e ndërtuar nga Basha, 14 mln euro për km, tani 12.9 mln euro për km

Pas akuzave të Partisë Demokratike se segmenti i unazës së re po ndërtohet me një faturë disa fish të lartë se rrugë të ngjashme që lë dyshime të forta për korrupsion, është përgjigjur Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Drejtori Afrim Qendro krahasoi segmentin “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike” të projektuar nga qeveria e PD dhe e vënë në zbatim në kohën kur Basha ishte kryetar bashkie, me segmentin “Shkolla Teknologjike –Sheshi Shqiponja” që po zbatohet tani.

Kosto për kilometër e këtyre dy segmenteve del 14.12 mln euro. Flasim për segmentin nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja. Kosto për kilometër janë 12.95 mln euro për kilometër. Nga viti 2012 deri në 2018 ka një rritje reale në 30%. Kostot e PD janë 14.12 mln euro për km, ndërsa sot për  12.95 milionë euro, duke futur të gjithë koeficentët.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH

SHEMBULLI 1

Kosto e segmentit “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike”

Projekt i hartuar dhe filluar zbatimin në qeverisjen e PD dhe Bashës kryebashkiak të Tiranës

1. Projekti i hartuar në vitin 2012 (miratuar nga Këshilli Teknik i Bashkisë pa pjesëmarrjen e ARRSH)

2. Kontraktorët (Albavia dhe Salillari)

3. Parametrat: Gjatësia 2,05 km. (Rrugë kategoria A Urbane 2.05km + rrugë dytësore 3.88km)

4. Veprat inxhinierike janë struktura të thjeshta inxhinierike: 4 mbikalime automjetesh; 1 nënkalim automjetesh

5. Kosto totale e ndërtimit 28,95 milion Euro (pa TVSH)

6. Kosto për kilometër 14,12 milion Euro

SHEMBULLI 2

Kosto e segmentit “Shkolla Teknologjike –Sheshi Shqiponja”;

Projekti i cili po zbatohet aktualisht nga ARRSH.

1. Projekti i hartuar në vitin 2018 (Miratuar nga Këshilli Teknik i ARRSH, me pjesëmarrjen e Bashkisë Tiranë +Oponencë Teknike nga Instituti i Ndërtimit)

2.  Projekti me Leje Zhvillimore dhe Leje Mjedisore.

3. Kontaktorët (Victoria Invest, Salillari dhe DH Albania & Biba X)

4. Parametrat: 2,34 km (Rrugë kateoria A Urbane 2.34km+ rrugë dytësore 6,63 km)

5. Vepra inxhinierike struktura të komplikuara: 2 mbikalime auto+këmbësorë; 3 nënkalime auto+këmbësorë; 1 urë tek Lana.

6.  Kosto totale e ndërtimit 30,3 milion euro (Pa TVSH). (Nyja Shqiponjës trajtohet më vete)

7. Kosto për kilometër 12,95 milion euro.

Meqë segmenti i nisur nga demokratët nuk ka një mbikalim si ai që pritet të bëhet tek Sheshi Shqiponja, kreu i ARRSH-së e krahasoi këtë me mbikalimin e Kamzës, e cila edhe pse më e thjeshtë se ai që pritet të ndërtohet tek Shqiponja ka një cmim të përafërt.

Ne kemi një projekt të hartuar në vitin 2005. Mbikalimi ka 50 metër vepër, dhe 680 metra rampa të mbushur me mure mbrojtëse. Ka një rrethrrotullim në nivel, kosto totale është 8.4 mln euro. Tek Shqiponja, nyja është me tre nivele. Kemi një mbikalim 430 metra të gjat, nënkalim me dy korsi kalimi me gjatësi 310 metra. Kosto totale shkon në 9.7 mln euro.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH

Foto e publikuar nga ARRSH për dy mbikalimet, Mbikalimi tek Casa Italia dhe ai që do të ndërtohet tek Shqiponja

Qendro tha se kanë përfunduar matjet dhe verifikimet për banesat e 58 % të personave që kanë sjellë dokumentet pranë këtij institucioni për të bërë shpronësimet. Në fjalën e tij, Qendro gjithashtu  iu ka bërë thirrje banorëve që të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të bërë shpronësimin.

U bëj thirrje banorëve të dorëzojnë të gjithë dokumentet që të nxjerrim VKM për të bërë të mundur shpronësimin. Ata që janë me legalizim, të bashkëpunojnë me ALUIZNI-n dhe me Bashkinë e Tiranës. Meqë kemi pasur disa akuza nga eksponentë të opozitës dhe jo vetëm, dua të shpjegoj disa gjëra. Dua të shpjegoj se projekti i segmentit të Unazës i ka ndjekur të gjitha hapat ligjor të duhur. Kemi një kërkesë zyrtare nga bashkia, nga ana tjetër miratimin e fondit nga Ministria e Transportit, më pas urdhrin e drejtorit të ARRSH dhe më pas Këshillin Teknik. Ne i jemi drejtuar 3 kompanive për bashkëpunim. Për bashkëpunim janë ndjekur të gjitha kontratat, pagesat që ka bërë kompania, taksat dhe tatimet që e detyron ligji. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kemi miratuar projekt-idenë dhe e kemi çuar në Institutin e Ndërtimeve. Të gjitha fazat ligjore i kemi bërë më së miri. Ky projekt është komfort standardeve. Segmenti ka marrë lejen nga Këshilli Kombëtar Arkeologjik, vendimin për ndikimin në mjedis në datë 12/11/2018. Po ashtu kemi marrë vendimin nga Këshilli i Restaurimit dhe vendimin për miratimin e lejes së zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH

Partia Demokratike ka akuzuar prej dy javësh qeverinë, bashkinë e Tiranës dhe ARRSH se projekti për Unazën e Madhe të Tiranës është korruptiv dhe se njëra nga kompanitë fituese është  kompani guackë. Nga ana tjetër, banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara protestojnë prej 24 ditësh dhe refuzojnë të largohen nga banesat e tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblim, ndërkohë që bashkia e Tiranës iu ka ofruar një bonus qiraje me afat 3-vjecar. Ndërkohë që IKMT ka nisur që prej mbrëmjen së djeshme prishjen e banesave dhe heqjen e disa shtyllave, banorët protestuan sërish sot duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja