Akuzat e pakistanezit,Ansar:3%-shi
i Argitës ishte ryshfet, s'pranova

Akuzat e pakistanezit,Ansar:3%-shi<br />i Argitës ishte ryshfet, s'pranova
TIRANE - Çështja e biznesmenit Zafar Ansar vazhdon të shkaktojë debate të forta në politikën shqiptare me akuza dhe kundërakuza nga të dyja palët që ende vijojnë. Ai ka shpjeguar në intervistën e dytë të dhënë për Top Channel kontaktet që ka pasur me kryeministrin Berisha.

I keni kërkuar Argita Malltezit që në emrin tuaj të ndërmerrte ndonjë vprim konkret pasi ajo ka deklaruar ju nuk e keni paguar për punën që ka bërë. Cili është shpjegimi juaj për këtë?
Gjatë takimit i tregova Argitës se do të më duheshin shërbimet e saja ligjore për t'u marrë me të gjitha kërkesat ligjore. Ajo ra dakort dhe më dërgoi tarifat për shërbimet e saj që siç e dini përfshinte dhe tarifën e suksesit prej 3%. Unë nuk e kam firmosur marrveshjen. Argita më ka dërguar një faturë, për punën e saj në një copë letër ku nuk ishte shkruar numri i rreg¬jist¬rimit të saj, data, kodi i taksave apo TVSH. Kjo lidhej me punën e saj për periudhën 20 Gusht-30 Shtator. Shuma që me faturohej ishte për 42,5 orë pune pa dhënë asnjë detaj për punën e bërë e pa dokumenta shoqërues. I kam kërkuar të më dërgonte të gjitha dokumentat për të vërtetuar punën e bërë. Nuk kam marrë asnjë përgjigje prej saj prandaj dhe faturën nuk e kam paguar. Mund t'ju vë në dispozicion faturën e dërguar prej saj.

Keni ndonjë ide se ku ndodhej toka që Argita ju ofroi ta blinit?

Më ishte treguar se toka ndodhej në Porto Romano të Durrësit. Unë kurrë s'kam qenë në Durrës dhe nuk e di se ku ndodhet.

Opozita shqiptare thotë se toka që ju ofrua ta blenit është pronë e biznesmenit Damir Fazlliç. Ju tregoi Argita kur e takuat apo në korrespondencën mes postës elektronike, se cili ishte pronari i tokës?
Nuk e di se cili është pronari tokës dhe nuk më është përmendur asnjë emër.

A i keni drejtuar kryeministrit apo këshilltarëve të tij këto kërkesa?
Kujtesa ime për takimin tonë është krejt ndryshe. Arsyeja përse doja të takoja kryeministrin ishte thjesht për ta informuar rreth propozimit tim që lidhej me ndërtimin e një TEC-i në Shqipëri, dhe marr bekimin e tij për ta bërë një gjë të tillë. Kryeministri pati mirësinë të binte dakort dhe më tha të ecja përpara me projektin. Unë nuk i kam kërkuar kryeministrit asgjë ekskluzive apo tokë falas. Ne në ofertën tonë parashikonim se na duhej 45. 000 metra katror tokë me vlerë 2. 2500.00 euro. Oferta që ne i propozuam KESH nuk përfshinte TVSH-në apo ndonjë taksë tjetër për TEC-in 144 mega. Kjo është një praktikë ndërkombëtare që të mos përfshihen taksat sepse ti nuk mund të parashikosh ndryshimin e taksave në të ardhmen.

A i keni lexuar komentet e shkruara nga Selami Xhepa ish këshilltar i kryeministrit dhe çfarë mund të na thoni për atë çfarë thotë zoti Xhepa?
Me keqardhje dua t'ju them se artikulli i shkruar nga ish këshilltari kryeministrit Berisha Selami Xhepa me titull "Historia ime me biznesmenin Ansar" në gazetën Panorama është i mbushur me një sërë gjërash. E ndërsa kryeministri pretendon se projekti im u bllokua nga kërkesat e mija ekskluzive, ish këshilltari i tij zoti Xhepa pretendon se "Politika e qeverisë ishte të dekurajonte, TEC-et që do të punonin me naftë dhe kjo ishte arsyeja pë¬rse projekti u bll¬okua. Cili ka të dre¬jtë? Kryeministri apo kë¬shil¬ltari? E refuzoi kryeministri ofertën e projektin për çështje ekskluziviteti apo për çështjen e naftën? Në të tilla kushte nuk kishte arsye përse unë të vazhdoja dhe të dërgohesha në zyrën e vajzës së kryeministrit. Kam një tjetër pyetje. Përse KESH-i nuk e refuzoi ofertën? Zoti Selami Xhepa thotë se unë vij nga një vend ku përmes pagesave korruptive blen gjithçka duke hequr çdo pengesë. Uroj shumë të kisha rënë dakort ndaj kërkesave që mu bënë dhe kështu nuk do të kisha patur asnjë pengesë. Unë nuk veprova kështu prandaj edhe projekti nuk gjeti rrugën e zbatimit. Dua ti them zotit Xhepa se unë nuk e njihja se kush ishte vajza e kryeministrit. Atë ma prezantoi ambasadori Admir Banaj një njeri i besuar i kryeministrit. Argita më ofroi shërbimet e saja dhe unë rashë dakort të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrveshjen për të siguruar pagesat e saj për shërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrveshje pasi e konsiderova si ryshfet. Projekti im u arkivua jo nga kërkesat ekskluzive, apo çështje të naftës por sepse nuk pranova kërkesat. Kompanitë e mija operojnë në shumë vënde, përfshi Suedinë ku etika ligjore është më perfektja në botë. Këshilltari kryeministrit Selami Xhepa duke iu referuar origjinës time nga Pakistani thotë se "me ryshfet unë mund t'ja arrij çdo gjëje". Por zoti Xhepa duhet ta dijë se transaprenca dhe ryshfeti trajtohen me shumë seriozitet në Pakistan. Në më pak se një vit gjykata supreme e Pakistanit, shkarkoi kryeministrin në detyrë për të gënjyerin e drejtësisë. Ndërsa këtë muaj, kryeministri tjetër në Pakistan u gjet fajtor nga gjykata pas akuzave për korrupsion dhe gjykata supreme ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij. Shpresoj që edhe gjykatat shqiptare do të ndjekin Pakistanin si shëmbull për të luftuar korrupsionin që vjen nga zyrat e nivelit të lartë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Zoti Ansar, e përshkruat kërkesën e zonjës Berisha për tarifën e suksesit prej 3% si ryshfet. ..?
Kur ju shkoni në një kompani avokatore, ato ju faturojnë për shërbimet ligjore që ofrojnë. Por kjo kërkesë ishte diçka e re për mua. Nuk e di se për çfarë ishte ky 3 përqindësh. S'kam asnjë ide. Unë bashkëpunoj me zyra avokatore çdo ditë. Vajza ime punon në një prej kompanive më të mëdha avokatore në botë e quajtur Little Chance. Ajo më tha se kurrë nuk e kishte dëgjuar një diçka të tillë.

Pas intervistës tuaj më 15 Janar 2013 ka lindur një pyetje. Cili është motivimi juaj të flisni tani për një çështje që ka ndodhur në vitin 2007?
Gjatë gjithë kësaj kohe kam dashur mos të përfshihem në politikën e bren¬dës¬hme të Shqipërisë pasi nuk kam asnjë interes sot dhe as që kam për të patur në të ardhmen. Me keqardhje dua t'ju them se a'kisha zgjidhje tjetër por ti përgjigjesha artikullit shpifës të zotit Xhepa.

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com, data 26 janar

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve