Akuzat e PD, Bashkia Pukë: Gjonaj
s'e ka takuar e as dhunuar Hysenin

Akuzat e PD, Bashkia Pukë: Gjonaj<br />s'e ka takuar e as dhunuar Hysenin
Partia Demokratike akuzoi dje kryebashkiakun e Pukës, Gjon Gjonaj se ka ushtruar dhunë ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni.
 
Por Bashkia Puka në një reagim shpërndarë për mediat këtë të shtunë mohon akuzat e PD duke i cilësuar si deklarata politike me qëllime elektorale.
 
Sipas Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj nuk ka e dhunuar Demir Hysenin, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt më të.
 
Më tej në deklaratë thuhet se operacioni për lirimin e hapësirave publike që po shtrihet në të gjithë qytetin e Pukës po drejtohet në terren nga nënkryetari i bashkisë, Astrit Kuçi.
 
“Bashkia Pukë dhe as kreu i saj, z. Gjon Gjonaj nuk ka dhunuar z.Demir Hyseni, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt më të. Operacioni për lirimin e hapësirave publike po drejtohet në terren nga nënkryetari i bashkisë, z. Astrit Kuçi.

Bashkia është detyruar të ndërmarr këtë operacion përmes Policisë bashkiake, pasi kishte njoftuar disa herë pronarin e subjektit privat, z. Demir Hyseni për lirim të hapësirave publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre në shërbim të qytetarëve po shtrihet në të gjithë qytetin e Pukës. Pretendimet e justifikimet për goditje politike janë veçse shpifje që kanë për qëllim të pengojnë Bashkinë Pukë.

Nëse dikush kërkon të përfitoj politikisht, duke u nisur nga fushata elektorale dhe nën petkun e pozicionimeve politike, ne nuk kemi kohë që të lemë qytetin peng të individëve të caktuar që e konsiderojnë veten të paprekshëm për shkak të Politikës.

Në Pukë përpara ligjit do të jemi të gjithë të barabartë, ndaj duke hedhur poshtë shpifjet e Partisë Demokratike i bëjmë apel të gjithë subjekteve që janë njoftuar për lirimin e hapësirave publike, të veprojnë menjëherë, pasi Policia bashkiake do të ndërhyjë për lirimin e hapësirave përpara lokaleve.  

Puka nuk mund të jetë më peng i individëve të caktuar që pasi e kane vjelur mirë, tani kërkojnë dhe uzurpimin e hapësirave në shërbim të qytetarëve”,
thuhet në deklaratë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë