Akuzat e PD, Didi sqaron: Nuk e kam
takuar deputetin Doshin në zyrën time

Akuzat e PD, Didi sqaron: Nuk e kam<br />takuar deputetin Doshin në zyrën time
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka reaguar duke shpjeguar kakofoninë e krijuar nëse ai ka takuar apo jo vrasësin e dyshuar të deputetit Tom Doshi. Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani, se qendrimet mes Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi janë kontradiktore ka ardhur dhe sqarimi i Didit.  
 
 
Reagimi i Drejtorir të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi

Referuar disa keqkuptimeve të krijuara nga disa përfaqësues të caktuar të medias, e më pas nga një parti politike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Didi, sqaron se nuk ka bërë kurrë ndonjë deklaratë për ndonjë media të caktuar rreth pretendimeve të Z. Doshi. I pyetur nëpërmjet telefonit nga një gazetare nëse ka takuar në zyrën e tij zotin Doshi ose ndonjë vrasës, Z. Didi është përgjigjur shkurt se në zyrën e tij as ka takuar Z. Doshi e as ndonjë vrasës.
Rrethanat dhe të dhënat rreth kësaj ngjarje, janë sqaruar nga deklarata e bërë sot nga Ministri i Brendshëm, Z. Saimir Tahiri, ndaj çdo aludim për kontradikta e kundërthënie, është i tepërt dhe i pavend. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është i vendosur të zbatojë ligjin dhe përmbushë misionin e Policisë së Shtetit për të garantuar siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron