TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike për aksionin e ndërmarrë në kryqytet, se po shemb ndërtime me leje, referuar një godine në pronësi të Hamdi Kaziut.
Përmes një komunikate për shtyp, INUK sqaron verifikimet dhe procedurat që janë ndjekur për prishjen e godinës në fjalë. Sipas INUK bazuar në legjislacionin në fuqi, ka kaluar afati kohor prej 3 muajsh që është e nevojshme nga data e marrjes së sheshit të ndërtimit deri në paraqitjen e kërkesës për leje ndërtimi.
Po ashtu ka mospërputhje shesh – leje pasi në Vendimin për Dhënie Shesh Ndërtimi parashikohen 4-5 kate, ndërsa në Vendimin për Leje ndërtimi që është dhënë parashikohen 6 kate.
Veç këtyre, në komunikatën e INUK nënvizohet se subjekti nuk ka respektuar asnjë nga aktet administrative dhe kondicionet urbane në zbatimin e punimeve si dhe nga momenti i miratimit të lejeve dhe deri më sot legjislacioni i cili rregullon fushën e ndërtimit dhe urbanistikës ka pësuar ndryshime.
Lidhur me këto arsye, është vendosur nga ana e INUK për prishjen e objektit dy-katësh i cili ndodhej në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë Shkollës së Baletit Tiranë.

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar:
Në lidhje me ndërhyrjen në një objekt në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë Shkollës së Baletit Tiranë, në përdorim nga shtetasi Hamdi KAZIU, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, kërkon të sqarojë opinionin publik, duke vënë në dispozicion argumentat ligjore mbi këtë vendimarrje të INUK
Vendim KRRT, Nr. 5, date 07.03.1996 për shesh-ndërtimi për objektin 4-5 kate. objekti ishte ndërtuar deri në katin e dytë siç duket dhe nga foto.
Vendimi ''Për dhënie Shesh Ndërtimi dhe Kërkesa për Leje Ndërtimi duhet të paraqitej deri në datë 07.06.1996. (Ka kaluar afatin 3-mujor, pasi Leja për Shesh Ndërtimi daton në datë 07.03.1996 dhe Leja e Ndërtimit është nxjerrë në datë 12.06.1996). Ligji 7693, date 06.04.1993 (shfuqizuar), Neni 29: Nga data e marrjes së sheshit të ndërtimit deri në paraqitjen e kërkesës për leje ndërtimi, për sheshe me sipërfaqe deri 0.1 ha nuk duhet të kalojnë më shumë se 3 muaj.
Vendimi i KRRT Tiranë për Leje Ndertimi është për 6 kate (Ka mospërputhje Shesh – Leje pasi në Vendimin për Dhënie Shesh Ndërtimi parashikohen 4-5 kate, ndërsa në Vendimin për Leje ndërtimi që është dhënë parashikohen 6 kate).
Për sa më sipër perveç faktit që nuk ishte shtëpi banimi por një objekt i mbetur karakatinë siç duket dhe nga foto i ngelur në atë gjendje që prej vitit 1996 subjekti nuk ka respektuar asnjë nga aktet administrative dhe kondicionet urbane në zbatimin e punimeve si dhe nga momenti i miratimit të lejeve dhe deri më sot legjislacioni i cili rregullon fushën e ndërtimit dhe urbanistikës ka pësuar ndryshime.
Gjithashtu, referuar Ligjit 9780 “Per Inspektimin e Ndërtimit”, neni 10, pika 2, parashikohet prishja e objekteve të kundraligjshëm.
INUK dëshiron të sigurojë me këtë rast opinionin publik se për çdo veprim të tij e ka të bazuar në ligjet në fuqi dhe se çdo ndërmarrje e inspektorëve në terren bëhet pas një njoftimi paraprak të palëve të prekura, sërish në respektim të afateve dhe ligjeve në fuqi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com