Këto janë pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në Krakov, të cilat tregojnë momentin e të shtënave me armë zjarri gjatë së shtunës.

Në video, shihet makina e 25-vjeçarit polak që ndalon në një kryqëzim. Më pas, ai nxjerr armën dhe qëllon drejt kalimtarëve.

Brenda pak çastesh, rruga shndërrohet në një skenë paniku: njerëzit largohen me vrap, duke kërkuar strehë.

Një burrë, i cili është qëlluar nga plumbi, rrëzohet në tokë.

6 persona humbën jetën nga sulmi dhe 15 të tjerë u plagosën, mes tyre dy policë. Një efektiv e neutralizoi autorin duke e qëlluar.

Në banesën e të riut janë gjetur edhe 3 trupa që dyshohet se u përkasin familjarëve të tij, prindërve dhe motrës.