Akuzat e PD, Kokëdhima: Shpifje!
Kontratat janë në kohën e Berishës

Akuzat e PD, Kokëdhima: Shpifje!<br />Kontratat janë në kohën e Berishës
Deputeti socialist, Koço Kokëdhima i është përgjigjur akuzave të bëra nga selia blu, që kërkonte dhe heqjen e mandatit për të.  Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist sqaron se nga muaji shkurt i vitit 2014 nuk ka lidhje me kompaninë “Abssinet sh.a”. Sipas tij akuzat e bërë nga opozita se ka përfituar fonde janë shpifje. Ai thekson se kontratat, për të cilat akuzon opozita, janë lidhur në janar të vitit 2013 me qeverinë Berisha. Deputeti, Koço Kokëdhima thotë se shoqëria “Abissnet sh.a” nuk ka lidhur asnjë kontratë të re me institucione shtetërore.

Demokratët kanë kërkuar sot  t'i hiqet mandati deputetit tjetër të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.  Partia me e madhe ne opozite ka depozituar prane Kuvendit kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit socialist te qarkut te Vlores. Sipas kesaj kerkese, Kokedhima eshte perfitues i fondeve publike ne te pakten150 raste, çka eshte ne kundërshtim me Kushtetuten. Deputetja Jorida Tabaku tha  se kjo eshte e provuar pas nje hetimi disa mujor te opozites, dhe ku eshte vertetuar fakti se ne llogarine e deputetit jane kaluar para nga thesari i shtetit.


Reagimi i plotë i deputetit të PS, Koço Kokëdhima
Dëshiroj të sqaroj opinionin publik në lidhje me shpifjet e bëra sot nga Partia Demokratike dhe kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit tim si deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin absurd se paskam përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë “Abissnet sh.a”.
Në lidhje me këtë çështje dëshiroj të sqaroj opinionin publik se nga muaji Shkurt i vitit 2014 nuk kam asnjë lidhje me kompaninë “Abssinet sh.a”. Nga data 06.02.2014 i kam shitur të gjitha aksionet që kam pasur në këtë kompani, fakt ky që mund të vërtetohet fare lehtë nga QKR. Për kontratat e lidhura nga “Abissnet sh.a” me subjekte publike apo private për ofrimin e shërbimit të internetit, përpara se unë të zgjidhesha deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kohë kur unë isha aksionar i kësaj shoqërie, çdo gjë është bërë në mënyrë transparente, konform ligjit dhe çdo kontratë është lehtësisht e verifikueshme.
Kontratat, për të cilat aludon opozita, janë lidhur në janar të vitit 2013 me qeverinë Berisha, në kohën kur unë nuk isha zgjedhur deputet. Nënshkrimi i këtyre kontratave parashikon një kohëzgjatje 12 mujore. Kjo do të thotë që kjo shoqëri nuk mund të zgjidhë kontratat me subjektet përkatëse, vetëm sepse një aksionar bëhet deputet. Shoqëria “Abissnet sh.a” nuk mund të prishte në mënyrë të njëanshme kontratat që kishte lidhur me institucione të ndryshme shtetërore.
Dëshiroj të sqaroj opinionin publik se shoqëria “Abissnet sh.a” nuk ka lidhur asnjë kontratë të re me institucione shtetërore dhe nuk ka përfituar as edhe një qindarkë nga buxheti i shtetit që nga koha kur unë jam zgjedhur Deputet i Republikës së Shqipërisë e deri në momentin që kam shitur aksionet.
Partia Demokratike ka paraqitur sot pretendimit se shitja e aksioneve në Shkurt të vitit 2014 është bërë me një kontratë jo noteriale. Unë ftoj të gjithë opinionin publik dhe në veçanti përfaqësuesit e opozitës që të lexojnë ligjin për shoqëritë tregtare aksionare, i cili e shpreh fare qartë se shitblerja e aksioneve është e lirë dhe mund të bëhet në një nga format që parashikon ligji, siç kam vepruar unë dhe siç e ka konfirmuar edhe QKR, e cila në datën 07.02.2014 ka njohur transferimin e pronësisë së aksioneve të mia tek aksionerët e tjerë. Shpreh keqardhjen që opozita merret me shpifje dhe aludime, duke tjetërsuar çdo të dhënë dhe informacion në lidhje me personin tim. Kjo strategji e opozitës për të shpifur ndaj personit tim do të marrë një përgjigje të drejt për drejtë dhe konkrete nga unë si në çdo rast edhe këtë radhë. Jam i hapur për çdo pyetje, sqarim, dokument dhe çështje në interes të opinionit publik. Gjithashtu jam i hapur ndaj çdo procedure që do të gjykojë të arsyeshme Parlamenti i Republikës së Shqipërisë.



Deklarata e deputetes Jorida Tabaku
Jam këtu për tu informuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sapo ka dorëzuar kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koco Kokëdhima, bazuar në Kushtetutën e vendit.Ne kemi arritur në konkluzionin, bazuar mbi fakte e argumenta e pas një pune disa mujore hulumtimi e hetimi, të bërë nga departamenti anti-korrupsion në Partinë Demokratike, se deputeti Koco Kokëdhima ka përfituar fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit.Kjo është rreptësisht e ndaluar nga Kushtetuta dhe sjell automatikisht përfundimin e mandatit të tij.Eshtë provuar nga ne, se deputeti përfiton fonde publike prej shtatorit të vitit 2013.
Ka qënë media e para qe ka zbuluar disa detaje të këtyre kontratave dhe me pas ekspertët e departamentit te antikorupsionit kanë bërë hetime të hollësishme në thesarin e shtetit nga ku ka rezultuar se ‎janë të pakten 150 raste të kalimit të parave në llogaritë e deputetit Kokëdhima.Vijmë këtu, bazuar në nenin 69, 70 dhe 71 të Kushtetutes ku parashikohet qartë se mandati i deputetit përfundon në rast se ai ka përfituar fonde publike.Provat janë të qarta, janë të depozituara në Kuvend dhe ne i kërkojme Kryetarit të vërë në lëvizje një orë e më parë kerkesen tonë dhe të zhvilloje procedurat e parashikuara nga ligji, rregullorja, kushtetuta dhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese, si në rastin e deputetit Ilir Beqja.Kërkesën e plotë, me rastet e detajuara të marrjes së fondeve, prat ë shkeljes së Kushtetutës, do ta keni të gjithë ju përfaqësuesit e medias, pasi menjëherë do ta shpërndajë zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës