TIRANË - Partia Demokratike ka akuzuar sërish për emërime nepotike në drejtorinë e Doganave. Gjatë një konference për median, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi deklaroi se, “kunatat e doganës së Tiranës kanë nevojë të punojnë të qeta, dhe të jenë të mbrojtura. Për këtë ka menduar qeveria, duke dërguar tezen e deputetes Olta Xhaçka si drejtoreshë të auditit”.
Sipas PD-së, Spiropali tha dje se kunata e Ilir Beqës dhe e Ilirian Celibashit paskan qënë në sistem. “Spiropali, e cila duhet përgëzuar për kurajën, tha dje se, ndryshe nga sa ka akuzuar Partia Socialiste, qeverisja e Partisë Demokratike nuk i paska larguar kunatat nga puna. Spiropali i ka gjetur në sistem, thjesht i ka sjellë nga rrethet në Tiranë, që të jenë më afër qeverisë”, deklaroi gjatë konferencës së saj, zëdhënësja Bardhi.
Sipas PD-së, Spiropali nuk mohoi emërimin e kunatës tjetër, pra motrën e zëvendësministrit të mbrojtjes.
“Rrjeti nepotik po kthehet në sytë e publikut si një nga premtimet e rëna të kësaj qeverie, si një nga zhbërjet e saj. A ju kujtohen thirrjet e Ramës dhe të tijve, për dërgim të CV-ve apo për mundësi për më të zotët? E gjitha, retorikë boshe, këto thirrje paskan qenë për kunatat e qeverisë”, përfundoi deklarata e zëdhënëses së PD-së, Silvi Bardhi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com