Akuzat e PD ndaj zyrtarëve të BE
KE: Të papranueshme, keqardhje

Akuzat e PD ndaj zyrtarëve të BE<br />KE: Të papranueshme, keqardhje
Komisioni Europian i cilëson të papranueshme sulmet e opozitës në adresë të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian. 

Zëdhënësja e KE, Maja Koçijançiç ka reaguar ekskluzivisht për Shqiptarja.com duke "shprehur keqardhje për akuzat e personalizuara të opozitës" gjatë ditëve të fundit si nga kryetari demokrat, Lulzim Basha ashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha dhe Berisha kanë akuzuar funksionarë të lartë të Brukselit se janë korruptuar nga qeveria, ndërsa e kanë cilësuar ligjin e Vettingut si projekt mafioz të tyre dhe kryeministrit Edi Rama. 

Reagimi i zëdhënëses së KE ekskluzivisht për Shqiptarja.com
maja kocijancic
"Sulmet personale në drejtim të zyrtarëve të Bashkimit Europian janë të papranueshme dhe ne shprehim keqardhje për to", thuhet në reagimin e Koçijançiç për Shqiptarja.com. 

"Për sa i takon zhvillimeve, shefja e BE për politikën e jashtme Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Mogherini kanë bërë të qartë qëndrimin e Bashkimit Europian në deklaratën e të mërkurës", thekson më tej, zëdhënësja e Komisionit Europian. 

Ndërkohë, një ditë më parë, opozita hodhi akuza të ashpra në adresë të shefit të Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auor.

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje KE-së ta largonte nga komisioni diplomatin austriak, pasi sipas tij, Auor s'erdhi në Shqipëri në emër të KE, por siç theksoi ai, "si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës".

"Dy gjera do i them atij. Ti nuk erdhi nga Komiterni se ka dy dekada që ka përfunduar në kosh të plehrave kjo nuk ka dyshim, i sigurte jam që nuk more porosi nga Komisioni i BE, sepse ky është institucion që ngritët mbi vlera dhe ligje demokratike, por ti erdhe ose si anëtar i klubit 4700 euro metri katror, ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës", tha Berisha. 

Nuk është hera e parë që PD sulmon zyrtarët e huaj pas deklaratave se duhet të kthehen në Kuvend të votojnë Vettingun dhe të shkojnë në zgjedhje.

Lulzim Basha, dy ditë më parë akuzoi ambasadorët se janë përfshirë në interesa financiare me qeverinë aktuale.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij