Në një njoftim të shpërndarë për emdiat, MInistria e Brendshme thekson se, ka pasur komunikim me partnerët dhe sapo ka ardhur sinjali i parë për vendndodhjen e të dyshuarit Arben Frroku, brenda një kohe rekord janë dërguar në Holandë të dhënat krahasuese dhe dje në orët e pasdites është konfirmuar identiteti, u shpall arresti dhe nisi procedura e ekstradimit të tij.
Nga ana tjetër Ministria e Brendshme i ka bërë thirrje PD-së që të rreshtohet në anën e ligjit dhe institucioneve, e të lërë drejtësinë të bëjë drejtësi ndaj krimit, pa dallim.
Ja njoftimi për shtyp i Ministrisë së Brendshme
Nuk është hera e parë që Policia e Shtetit vihet në qendër të akuzave të PD-së, e cila qartazi ka vetëm një qëllim; përbaltjen e punës së Policisë. Akuzat e rradhës nga PD-ja, janë vazhdimi i sulmeve dhe përbaltjes së Policisë së Shtetit dhe rezultateve të saj. Është tashmë e qartë se PD nuk e gjen dot veten në anën e institucioneve dhe Policisë së Shtetit. Sot akuzojnë Policinë, duke pasur si model vetveten dhe sjelljen e tyre në të kaluarën.
Shqiptarët e kanë të freskët kujtesën kur Policia luftonte në Lazarat, duke ç’rrënjosur njëherë e mirë Shqipërinë nga harta e kultivimit të drogës, ndërkohë që PD jo vetëm nuk mbështeti njëherë të vetme Policinë, por bënte të kundërtën, duke mbrojtur krimin që mbizotëronte në "Republikën e drogës".
Policia e Shtetit është në krye të detyrës, në rrugën e reformimit, në shërbim të qytetarëve pa asnjë dallim, e vendosur të çojë para ligjit, këdo.
Në respekt të opinionit publik, theksojmë edhe njëherë angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit për të përballur me drejtësinë, çdokënd që ka shkelur ligjin. Dosja “Frroku” dëshmon më së miri vullnetin e Policisë së Shtetit për të bërë detyrën me korrektesë absolute në përputhje me ligjin.
Autoritetet shqiptare kanë patur komunikim me partnerët dhe sapo ka ardhur sinjali i parë për vendndodhjen e të dyshuarit Arben Frroku, brenda një kohe rekord janë dërguar në Holandë të dhënat krahasuese dhe dje në orët e pasdites është konfirmuar identiteti, u shpall arresti dhe nisi procedura e ekstradimit të tij.
Ministria e Punëve të Brendshme i bën thirrje PD-së të rreshtohet në anën e ligjit dhe institucioneve, e të lërë drejtësinë të bëjë drejtësi ndaj krimit, pa dallim. Politika me krimin nuk ndihmon askënd e as mund të përdoret për të shmangur detyrimin madhor para qytetarëve, për reformën në drejtësi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)