Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shprehet se vetëm një fjalë mund të ketë lidhur me aktin terrorist ndaj Bashkim Tahirit, babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri: Paçi faqen e zezë!
“Vetem nje fjale me vjen per reagimin zyrtar te PD mbi aktin terrorist ndaj familjes se Ministrit te Brendshem: Paçin faqen e zeze!” shkruan Rama
Sot, Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka tha se shpërthimet e mëngjesit të sotëm, dëshmojnë edhe një herë akuzat e selisë blu se policia dhe Ministri Tahiri janë të lidhur me krimin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)