Policia e Shtetit përmes një deklarate ka reaguar duke përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike për lidhje të drejtuesve të policisë me trafikun e drogës.
 
Policia e Shtetit thekson se është institucioni më i sulmuar nga opozita, ndërsa rezultatet kundër paligjshmërisë dhe veçanërisht rezultatet në luftën kundër kultivimit janë përgënjeshtrimi më i fortë.
 
Gjithashtu në përgjigje të akuzave të PD, Policia e Shtetit i kërkon opozitës që për çdo informacion të pretenduar dhe për këdo zyrtar që sipas saj është i implikuar, t’i drejtohet Prokurorisë.
 
Në fund të reagimi, policia i kërkon PD që të vendosë nëse do të rreshtohet në krah të Policisë për të luftuar krimin, apo do të qëndrojë në anën tjetër të llogores duke luftuar Policinë.
 
Partia Demokratike denoncoi sërish sot se drejtues të Policisë së Shtetit janë të lidhur me kultivimin dhe trafikun e drogës.
 
Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se drejtuesit e policisë së Beratit, Korçës, Lezhës, Përmetit dhe Ersekës, janë të lidhur me trafikun e drogës.



d.b/shqiptarja.com