Ministria e Punëve të Brendshme iu është përgjigjur akuzave nga selia blu se janë rritur krimet dhe se Policia e Shtetit bën vetëm propagandë. Sipas MB, Partia Demokratike, që kanë për qëllim të vetëm hedhjen e baltës mbi punën e Policisë së Shtetit, duke synuar krijimin e frymës së pasigurisë në vend për qëllime krejtësisht politike.
MPB i bën thirrje PD-së, të mos bëjnë politikë me Policinë e Shtetit duke inkurajuar kriminalitetin.
“Ne mbetemi të vetëdijshëm se siguria dhe shteti ligjor ndërtohen me veprime konkrete dhe bashkëpunim, ndaj në këtë kontekst , PD mbetet e mirëpritur të japë kontributin e saj jo me akuza dhe deklarata politike, por me sygjerime dhe alternativa që domosdoshmërisht janë detyrë edhe e punës së opozitës së një vendi demokratik”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Të dhënat e MPB për muajin tetor 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
* 66.7% më pak vrasje
* 10.6% më shumë persona të proceduar për krime ekonomike
* 11% më pak të vrarë nga aksidentet
* 233% të proceduar për pastrim parash
* 71 ,4% më pak vjedhje me armë
* 233% persona të proceduar për korrupsion
* 36, 1% më pak vjedhje të bizneseve
* 11% më pak shkatërrim prone me eksploziv
* 206 persona në kërkim janë kapur vetën në tetor 2014
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com