Shtino ka shtuar se kjo skemë garanton 10 alternativa zgjedhje, por ka shtuar se kuotat dhe tarifat i përcaktojnë universitetet.
“PD hodhi baltë mbi universitet duke krijuar panik. E vërteta nuk është ajo që gatuhet në padijen e Shqup. Skema e re mbështetet në sistem elektronik. Nëpërmjet kësaj skeme garanton 10 alternativa zgjedhje. Në ndryshim nga vitet e shkuara kuotat dhe tarifat i caktojnë universitetet. Nuk kaluam barrën por u dhamë më shumë mundësi dhe përgjegjësi. Nuk ka vend për tu shqetësuar pasi procesi është transparent dhe konkurent. Gishtin që tregon zëdhënësja e Shqupit shqiptarët dinë ku ta drejtojnë. Reforma jonë sjell rregulla dhe është për gjeneratën tjetër. Garantojmë se nuk kufizohen të drejtat tuaja” tha Shtino.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)