Akuzat e PD për shoqërimin e fëmijës
MB:Nëna kërkoi që ta merrte me vete

Akuzat e PD për shoqërimin e fëmijës<br />MB:Nëna kërkoi që ta merrte me vete
TIRANË - Pas akuzave të Partisë Demokratike, se policia ka shoqëruar në komisariat bashkë me nënën edhe fëmijë e mitur 5 vjeçar, përmes një deklarate për mediat, Ministria e Brendshme ka sqaruar rrethanat.

Sipas MB shtetasja N.N e dyshuar për vjedhje të energjisë është shoqëruar në ambientet e komisariatit më 30 nëntor dhe se ka qenë ajo e cila u ka kërkuar efektivëve të policisë që të marrë me vete edhe fëmijën.
 
“Për këtë arsye në ambientet e Komisariatit nr. 3, iu krijua mundësia që të qëndrojë në një ambjent të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje, dhe jo tek dhomat e të shoqëruarve.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
 
Më tej Ministria e Brendshme bën me dije se pas konsultimit me Prokuroren, shtetësja N.N u la e lirë, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të saj i kaluan për veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 
 
Reagimi i plotë i Ministrisë së Brendshme pas akuzave të PD 
Lidhur me akuzat e PD-së për shoqërimin në Komisariatin nr. 3 të një fëmije së bashku me nënën, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se:
 
Në datë 30 nëntor, në ora 13:00, grupi i punës së OSHEE-së, ka konstatuar një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, pallati Gener 2, kati 5, pasi në datë 25 nëntor i ishte ndërprerë lidhja me energji për shkak të debisë së krijuar nga mospagimi i faturave në shumën rreth 500 mijë lekë.
 
E dyshuar për vjedhjen e energjisë është shtetësja N.N. dhe këtë arsye është shoqëruar në Komisariat. Ajo me dëshirën e saj i ka kërkuar policisë të marrë me vete fëmijën. Për këtë arsye në ambjentet e Komisariatit nr. 3, iu krijua mundësia që të qëndrojë në një ambjent të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje, dhe jo tek dhomat e të shoqëruarve. Ajo sqaroi se kontrata rezulton në emër të bashkëshortit të saj. Shtetësja N.N, pranoi se në datë 30.11.2014 e ka rilidhur vetë në matës energjinë elektrike, të ndërprerë nga OSHEE.
 
Pas konsultimit me Prokuroren, shtetësja u la e lirë, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të saj i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 
Policia e Tiranës ka shoqëruar me mjetet e saj për në banesë shtetasen N.N. së bashku me fëmijën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë