Tiranë- Këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Rama i kishte dhënë kompanisë së Agron Papulit, që e cilësoi si mik të kryeministrit,1,8 milionë euro nga dhënia me qira e makinave për policinë, por edhe baxhanakut të tij.
Fuga i quan budallallëk akuzat, ndërsa shton se fokusi i qeverisë mbeten reformat dhe puna për t’ju shërbyer qytetarëve.
“Dje njeri, sot tjetri. Pergojojne njerez e hedhin ne eter shifra shumemilioneshe, duke e bere te kote qe t'u pergjigjesh per cdo budallallek! KM dhe qeveria jane te vendosur te cojne perpara reformat dhe te fokusojne TE GJITHE VEMENDJEN TEK NJEREZIT e tek puna ne sherbim te tyre”
Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga

Statusi i Endri Fugës në Twitter
Një ditë më parë PD akuzoi kryeministrin se i kishte dhënë baxhanakut të tij Armand Frangu, 41 tendera me vlerë 15.6 milion euro. Ndërsa sot deputeti Flamur Noka shtoi akuzat. Duke u bazuar në dokumente zyrtare, Noka tha se Rama i ka dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit, Agron Papulit.
"'Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro. Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre. Favorizimi me tendera muk ndalet vetem me makinat e policisë. Në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro"
Deputeti i PD-së, Flamur Noka
-
po po u bete me keqe se berisha dhe ju po vithni sa po caheni
Përgjigju-
Cfare lidhje kane njeresit qe thone me te verteten me PD-ne o Wri? Nese ty te vjen mire kur tenderat me taksat tona i marrin baxhanaket, trafikantet e droges e kompanite kerpudha te Sadri Abazrave, Fidelrave etj atehere ketu ka ne problem te madh. Vjedhje, abuzime dhe mekate karshi jje populli fukara. Une se kam votuar kurre PD-ne as LSI e piset, vetem PS, por nuk pranoj te me vjedhe askush. Fjalen kam ate do them, kur te vije tek vota ta harrojne kete here.
-
Po gënjeni gënjeni ju të PD se mendoni se do të genjehen njerzit si ai parashkruesi blenardi
-












Komente
Komento