Akuzat e PD për kokainën, Dalipi
"Shpifje! Sillni fakte ose flet ligji!"

Akuzat e PD për kokainën, Dalipi<br />
TIRANE - Zëvendësministri i turizmit, njëherësh deputeti i Partisë Socialiste Alfred Dalipi ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, ku sipas kësaj të fundit, dy prej të arrestuarve të rrjetit të trafikut të kokainës, Ardian dhe Klemend Dalipi, janë të afërm të deputetit të mazhorancës.

Përmes një komunikate për shtyp, deputeti Dalipi, teksa ka mohuar akuzat, i cilëson ato si të pavërteta dhe të një opozitë e cila e gjendur në hall për të gjetur argumenta kundër një qeverie që po lufton trafikun e drogës, katandiset në argumenta mbiemrash.

Sipas Dalipit, lidhjet e gjakut nuk janë zgjedhja e askujt, por janë lidhjet që gjithsecili krijon çdo ditë me njerëz të ndershëm dhe që jetën e tyre e kanë ndërtuar me djersën e tyre dhe jo përmes rrugëve të jashtëligjshme.

“Përfshirja në listën e të ndaluarëve nga policia për trafikun e drogës të personave që mbajnë mbiemrin tim i ka dhënë shkas opozitës së Lazaratit të hedhë insinuata balte ndaj meje dhe familjes sime. Kur një opozitë është në hall të gjejë argument kundër një qeverie që lufton trafikun katandiset në argumenta mbiemrash. Lidhjet e gjakut, të afërta apo të largëta nuk janë zgjedhja e askujt prej nesh. Zgjedhjet tona janë, përkundrazi, lidhjet që krijojmë çdo ditë e që për mua janë ato me njerëz që ndërtojnë dhe jetojnë jetën me ndershmëri dhe me djersë, ashtu siç unë kam ndërtuar jetën time dhe të familjes sime.” shprehet Dalipi

Në këtë mënyrë, zëvendëministri i Turizmit thekson se është i hapur që nëse organet kompetente gjejnë qoftë edhe një kontakt të tij me dy vëllezërit e arrestuar Dalipi, atëherë ai do të përballet me pasojat ligjore dhe politike që burojnë nga ligji. Por në të kundërt, deputeti i mazhorancës nënvizon se shpifësit që kanë hedhur akuza ndaj tij, do të duhet që ato të përballen me pasojat ligjore, që sipas tij burojnë nga dëshpërimi dhe paaftësia për t’u përballur me betejën e qeverisë kundër trafikut të drogës.

"Nëse dikush, jo vetëm nga organet hetimore, gjen qoftë dhe një lidhje mes meje dhe të ndaluarit, qoftë edhe anësore, ndonjë telefonatë, kontakt fizik lidhur me këtë histori jam gati të përballem me të gjitha pasojat ligjore dhe politike. Të njëjtën gjë duhet të garantojnë edhe lexonjësit e opozitës, që nuk kanë pasur lidhje me këtë histori, përdorimin e kokainës apo financim fushatash të tyre. Në të kundërt, shpifësit dhe përbaltësit e mi do të ndeshen me pasojat ligjore që burojnë nga dëshpërimi dhe impotenca e tyre për tu përballur me betejën e qeverisë kundër drogës." thekson ai

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues